Oficerët doganorë gjetën 700 gramë hashash në një dërgesë postare të nisur nga Spanja dhe të porositur nga shtetasi maqedonas R.V. nga Tetova. Pas marrjes së pakos, ai u ndalua nga inspektorët e Departamentit të Hetimeve, ndërsa ndaj tij u paraqit kallëzim penal në prokurorinë publike kompetente.
None found
Dërgesa u përzgjodh për kontroll të hollësishëm pasi mbërriti në Postën Qendrore. Gjatë hapjes, në brendësi u konstatuan shtatë pako që përmbanin një masë të ngurtë me ngjyrë të gjelbër, të vendosur në qese të mbyllura hermetikisht.
Pas zbulimit, në vendngjarje u angazhuan ekipet e Departamentit të Operacioneve. Qeni i trajnuar për kërkimin e lëndëve narkotike sinjalizoi praninë e drogës, ndërsa analiza e mëvonshme konfirmoi se substanca përmbante THC.
R.V. u ndalua në çastin kur mori pakon. Autoritetet ngritën ndaj tij kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Me urdhër të prokurorit publik, lënda narkotike u dërgua për ekspertizë. Ekzaminimi përcaktoi se bëhej fjalë për hashash, i cili më pas u sekuestrua. Në njoftimin e Drejtorisë së Doganave thuhet se lufta kundër krimit të rëndë mbetet një nga prioritetet kryesore të Administratës Doganore dhe se çdo tentativë për prodhimin apo shpërndarjen e paligjshme të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve do të ndëshkohet rreptësisht.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me të cilët ka formalizuar…
Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po zhvillohen homazhet në nderim të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë, në kuadër…
Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës…
Bayern Munich mund të përballet me probleme sa i përket të ardhmes së Michael Olises, pasi pakënaqësitë e krijuara brenda…
Komediani i famshëm, Max Amini, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh foli për…
Nelson HysaNë ndeshjen e mbajtur mbrëmë në stadiumin e Dyseldorfit mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe atij kurdo-gjerman Agit Kabayel,…