Ngjarja tragjike në Bogdanci ka rikthyer vëmendjen te mbrojtja e viktimave të dhunës në familje dhe përgjegjësia institucionale. Monika Zajkova, kryetare e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputete, kritikoi shumicën qeverisëse, duke thënë se ajo humbi mundësinë për të parandaluar në kohë tragjedi të tilla kur nuk e mbështeti propozimin për byzylykë elektronikë për abuzuesit.
Zajkova rikujtoi se Biljana, viktima nga Bogdanci, kishte denoncuar më herët dhunën dhe ishte kërcënuar me vdekje. Ajo kërkoi nga institucionet përgjegjëse të shpjegojnë si veprojnë kur një grua njofton se dikush e kërcënon se do ta vrasë, si dhe nëse sistemet aktuale të mbrojtjes janë efektive.
None found
Sipas PLD-së, gjatë vitit të kaluar partia paraqiti në dy raste një zgjidhje ligjore për vendosjen e byzylykëve elektronikë ndaj autorëve të dhunës në familje, por shumica në pushtet nuk e përkrahu.
Propozimi parashikonte gjurmimin elektronik të lëvizjeve të abuzuesve dhe njoftimin e menjëhershëm të viktimave e shërbimeve përkatëse nëse shkelej një urdhër ndalimi i nxjerrë nga gjykata. PLD-ja vlerëson se kjo masë do të sillte reagim më të shpejtë dhe më shumë siguri për personat e prekur nga dhuna.
“Është e domosdoshme që kriminelët të marrin dënime më të rënda, por vetëm kjo nuk mjafton. Përgjegjësia duhet të shtrihet edhe te ata që kishin mundësi ta parandalonin krimin, por me vetëdije dhe qëllimisht vendosën se justifikimet budallaqe mjaftonin për të rrëzuar propozimin për byzylykun elektronik”, deklaroi Zajkova.
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…
Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…
Prokuroria polake ka hapur një hetim për terrorizëm pas sulmit me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën…
Bundestagu gjerman ka ngritur një komision të posaçëm, detyra e të cilit është të mbledhë mendimet e ekspertëve lidhur me…
Sjellja e pazakontë e një maceje ka ndihmuar në zbulimin e një rrjedhjeje të rrezikshme të monoksidit të karbonit në…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër…