Categories: maqedoni

Xhemaili për vapën ekstreme: Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Vala e të nxehtit po krijon vështirësi të mëdha për personat që punojnë në hapësira të jashtme. Ekspozimi ndaj diellit dhe temperaturave të larta shton rreziqet shëndetësore, sidomos për punëtorët në ndërtim, bujqësi dhe sektorë të tjerë ku aktiviteti zhvillohet në ambiente të hapura.

Të lidhura

None found

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u ka kërkuar punëdhënësve që të zbatojnë masat e parashikuara për mbrojtjen e punëtorëve gjatë vapës ekstreme. Nga LSM-ja bëjnë thirrje që, përballë temperaturave të larta të paralajmëruara, të respektohen rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndërsa angazhimi në ambiente të hapura të reduktohet ose të ndërpritet në orët më të nxehta të ditës. Sindikata kërkon gjithashtu sigurimin e të gjitha mjeteve dhe masave të nevojshme për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në këto kushte. LSM-ja rikujton se duhet të zbatohen masat e kujdesit dhe të mbrojtjes gjatë temperaturave të larta të ambientit, për të cilat Instituti i Shëndetit Publik tashmë ka publikuar rekomandime.

Liridon Xhemaili, avokat dhe njohës i sektorit të ndërtimit, vlerëson se periudha e verës, megjithëse është më intensive për realizimin e punimeve ndërtimore, kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve për shkak të temperaturave të larta.

Sipas Xhemailit, aktiviteti në ndërtim intensifikohet në periudhën kur kushtet atmosferike janë më të përshtatshme, por vapa imponon kujdes më të madh ndaj personave që punojnë jashtë, veçanërisht ndaj atyre që kanë probleme shëndetësore. Ai theksoi se çdo kompani serioze duhet t’i marrë parasysh këto rrethana dhe t’i zbatojë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të temperaturave të larta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj valës së të nxehtit. Periudha me rrezikun më të lartë nga qëndrimi në diell dhe ekspozimi ndaj temperaturave të larta është nga ora 11:00 deri në 17:00. /TVM2

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago