maqedoni

Xhaferi nga foltorja e Kuvendit: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë

Politikani shqiptar, Talat Xhaferi, i cili së shpejti pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është duke e mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë.

“Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, me shpresë se propozimi që keni sot para vetes do të jetë përbërja që do të përmbush përgjegjësitë ndaj qytetarëve tanë. Këtë propozim e bëj me marrëveshjen e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë  Xhaferi.

“Edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare që prioritet do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve, për mua si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për 1 ose 100 ditë. Unë ketë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë të jetës sime politike dhe profesionale”, ka shtuar ai.

Ai i ka siguruar të gjithë qytetarët që në asnjë qast nuk do të lejojë që të devijohet roli i institutit profesional.

“Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike, unë dhe qeveria obligohemi të vazhdojmë me zbatimin e plotë edhe të politikave të pranuara”, është shprehur Talat Xhaferi.

të fundit

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje…

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë. Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty…

28 minutes ago

“Daja i saj më ka prerë rrugën”/ Brikena dëgjon deklaratën e Mateos, ‘shpërthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…

1 hour ago

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…

2 hours ago

“Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Hyrja e Rogertit në BBV 5, përplasje të agravuara me banorët: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…

2 hours ago

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…

3 hours ago

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…

3 hours ago