Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë të shtunën në Akademinë për Shën Savën. Atë e kanë pritur Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri në largim Dimitar Kovaçevski. Aty Vuçiq ka folur për popullin maqedon duke thënë se serbët s’kanë popull më të afërt se ta. Ndërkohë, nesër në Maqedoni pritet të votohet Qeveria kalimtare e Maqedonisë së Veriut ku në krye të saj do të jetë Talat Xhaferi.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që me maqedonasit të ndërtojmë marrëdhënie sa më të afërta, nuk kemi ( popull), më të afërt Ne nuk kërkojmë asgjë, nuk kërkojmë asgjë, i duam vëllezërit dhe motrat tona maqedonase dhe besoj se kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi më 1 mars, për lejet e përbashkëta të punës dhe tregun e vetëm të punës, do të kontribuojnë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”, u tha Vuçiq gazetarëve.
None found
Tutje ai ka goditur Parlamentin Evropian që po përgatit rezolutë për zgjedhjet e manipuluara në Serbi.
Me këtë rast ka ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se pesë shtetet e BE’së nuk po dëgjojnë Parlamentin Evropian për ta njohur atë.
“A e dini cili ishte rekomandimi i fundit i Parlamentit Evropian? Ishte një rekomandim për vendet që nuk e njohën Kosovën e pavarur të njohin Kosovën e pavarur. Imagjinoni sikur t’i dëgjonin Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja ose Sllovakia. Për fat, askush nuk po i dëgjon”.
Tutje, Presidenti serb ka folur për serbët e Maqedonisë së Veriut duke thënë se “së paku dy herë në muaj flet me ta”. Ndërsa, ka theksuar se ata gëzojnë respekt në këtë shtet. /Express/
Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet…
Për herë të parë që prej periudhës së pandemisë së Covid-19, Kina nuk ka arritur të plotësojë targetin e saj…
Mandati i Sir Keir Starmer si kryeministër i Britanisë së Madhe arrin në fund këtë të mërkurë, teksa ai drejton…
Barcelona vazhdon ta ketë si objektiv transferimin e Pedro Porros për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, por klubi…
Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i…
Lionel Messi ka transformuar mënyrën se si ndikon në lojë në këtë Kupë Bote, me statistika të pabesueshme që tregojnë…