Categories: maqedoni

Von der Leyen në Shkup më 2 tetor: “BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë javë do të vizitojë katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Udhëtimi nis të mërkurën, më 30 shtator, në Tiranë, sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian. Aty Von der Leyen pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të vendit, përpara se më 1 tetor të vijojë drejt Prishtinës.

Në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë takime të veçanta me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po atë ditë, ajo do të ndalet edhe në Podgoricë për bisedime me drejtuesit e Malit të Zi mbi procesin e integrimit evropian.

Shkupi është ndalesa e fundit e turneut, më 2 tetor. Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendit. Në diskutimet e vizitës do të trajtohen hapat e radhës drejt anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe përparimi i integrimit të tyre gradual, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Në fokus do të jetë gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, nismë përmes së cilës BE-ja synon të mbështesë ekonomitë e rajonit dhe afrimin e tyre me tregun e strukturat e unionit. Ky është turneu i gjashtë i Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitave, Von der Leyen pritet të shohë edhe projekte që financohen nga Bashkimi Evropian. “BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ajo në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së në qershor, duke vënë në pah rëndësinë që Komisioni Evropian i jep zgjerimit.

Vizita zhvillohet ndërsa Bashkimi Evropian po përpiqet të përshpejtojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me unionin. Ndërkohë, vendet e rajonit vijojnë reformat dhe përpjekjet për të çuar përpara integrimin evropian.

të fundit

Biletat për Izrael–Kosovë janë tashmë në shitje

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e ardhshme është mysafir i Izraelit, për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.Pas humbjes…

2 minutes ago

Propozohen drejtues të rinj për ambasadat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në…

9 minutes ago

Maliq Municipal Council rejects merger with Korçë, with 21 votes against and one in favor

Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka votuar kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Korçës. Në votim morën…

12 minutes ago

Kallas warns of new Russian sabotage in Europe and calls for more ships in the Red Sea

Shefja e politikës së jashtme të BE-së tha se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotime…

12 minutes ago

Details from the major operation against drugs in schools / 8 groups and the areas where they operated were uncovered using undercover agents

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë i zhvilluar në Tiranë, për goditjen e rrjetit që shpërndante lëndë narkotike, veçanërisht…

12 minutes ago

Von der Leyen in Skopje on October 2: “The EU is not complete without the Western Balkans

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë ketë javë një turn ë Ballkanin Perëndimor, ku do…

13 minutes ago