maqedoni

VMRO: Zgjedhje të parakohshme menjëherë, vendi s’mund të presë më shumë

VMRO-DPMNE-ja nuk do të presë as me muaj dhe as me vite për zgjedhje të parakohshme. Kërkesa e tyre është decide, shkruan Alsat.
Kjo ishte përgjigje ndaj zërave të ditëve të fundit se partitë mund të arrijnë një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në prillin e vitit të ardhshëm.

“Koha është tani dhe menjëherë. Maqedonia nuk mund të presë dhe më nuk mund ta durojë këtë sistem kriminel të imponuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja vetëm për pushtet të pastër. Gjithçka është gënjeshtër, edhe se shteti shkëlqen, edhe se kemi datë, edhe se nuk kemi çështje të hapura, edhe se janë ndërtuar 500 km autostrada, edhe se ka rrymë dhe rezervat janë të plota, edhe se ka ushqim, edhe se ka vaj…”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Në pyetjen se si do ta bindin Kovaçevskin të ulet në tavolinë për t’u dakorduar për zgjedhje të parakohshme, VMRO-DPMNE-ja thotë se kryeministri do të jetë i detyruar.

“Kovaçevski nuk ka kapacitet elementar demokratik të ulet dhe të flasë për opozitën. Qytetarët do ta detyrojnë. VMRO-DPMNE-ja thirri protestë, data është caktuar, më 18 qershor. Pas 18 qershorit, Kovaçevski nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç që të ikë nga Ilindenska”, u shpreh Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Që nga 10 maji, VMRO-DPMNE-ja është në procesin e bllokimit aktiv të Kuvendit. Që atëherë janë kaluar vetëm pak ligje që janë për ndihmë financiare ndaj qytetarëve. Partia e Mickoskit shprehet e vendosur për të mos lejuar të kalojë asgjë tjetër. Bllokimi erdhi pasi Kovaçevski nuk pranoi takim me Mickoskin për zgjedhje të parakohshme. Më 18 qershor, do të protestojnë para Qeverisë. /Alsat.mk

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

4 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

4 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

5 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

5 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

6 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

6 hours ago