maqedoni

VMRO: Zaev largohet, zaevizmi mbetet

Parta opozitare VMRO-DPMNE-ja për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së thanë se nuk do të zgjedhin lider të ri, por vazhdimin e zaevizmit, duke u bazuar në mbledhjen e djeshme të socialdemokratëve ku u vendos që të pranohet dorëheqja e Zaevit dhe të nis procedura për zgjedhjen e liderit të ri, transmeton Portalb.mk.

Depiteti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE tha se LSDM-ja mbrëbë bëri teatër ku në prapaskenë zgjidhej dora e zgjatur e Zaevit.

Të lidhura

None found

“Zaevit i duhet një njeri që do ta vazhdojë zaevizmin dhe do t`i mbrojë bizneset e familjes Zaev. Nuk zgjedh LSDM-ja, por Zaevi. Ai tashmë ka zgjedhur kandidatin që anëtarët e partisë duhet që vetëm ta votojnë.” tha Dragan Kovaçki.

Sipas VMRO-së tashmë pesë vite strukturat e Zaevit bëjnë krime dhe se Zaevi dhe ekipi i tij janë fajtorë për papërgjegjësinë dhe tragjeditë për jetët e humbura, për standardin e ulët jetësor, për krizën ekonomike dhe për mosfunksionimin e sistemit.

Nga atje thanë se nuk mjafton që Zaevi të mos jetë Kryeministër dhe lideri i LSDM-së, por se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri e re, që sic thonë, gjërat të ndryshojnë në mënyrë thelbësore.

Mbrëmë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pas mbledhjes të Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore pranuan dorëheqjen e liderit të kësaj partie Zoran Zaev. LSDM-ja do të mbajë zgjedhjet brenda partisë për kryetarin e ri me 12 dhjetor. Në këtë mbledhje Zaev informoi se shumica parlamentare është stabile, që aktualisht është 61 deputetë dhe se pret që të krijohen mundësi për zgjerim të mëtejshëm, kështu duke pasur mundësi për hyrje të Alternativës në Qeveri.

Alternativa pas mbledhjes së mbrëmshme prej disa orësh tha se Kryesia Qendrore e Partisë ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të negociojë me kryeministrin Zoran Zaev ose eventualisht me mandatarin e ri për përfshirjen e tyre eventuale në Qeveri.

Tags: VMRO-DPMNE

të fundit

Musk paralajmëron fundin e parasë deri në vitin 2036, Inteligjenca Artificiale dhe robotët do të riformësojnë gjithçka

Elon Musk ka deklaruar se paratë mund të humbasin rëndësinë e tyre brenda dekadës së ardhshme, pasi inteligjenca artificiale dhe…

10 minutes ago

Paralajmërim për grevë: Doganierët grekë ndërpresin punën të hënën në mëngjes në tre pika kufitare

Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, sipas…

11 minutes ago

Versioni më i kompletuar i BMW X5 2027 e kalon shifrën 95,000 dollarë

BMW X5 i vitit 2027 është një ndryshim rrënjësor për SUV-in e dashur. Është më i madh se më parë…

12 minutes ago

Mercedes GLA i ri do të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme

GLA vështirë se është modeli më emocionues në portofolin e gjerë të Mercedes-it, por është një model që kontabilistët e…

13 minutes ago

Klodian Allajbeu përgënjeshtron lajmet në disa portale: Do të ndjek rrugët ligjore

Klodian Allajbeu ka reaguar pas disa publikimeve të ditëve të fundit në portale, të cilat përmbajnë pretendime të pavërteta lidhur…

14 minutes ago

Dëshmia e familjarit të viktimave në Roskovec: Mbi 40 ditë kërcënime të pandërprera, drejtësia dështoi

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në…

16 minutes ago