Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media thotë se Kovaçevski dhe Grubi janë në ankth së fundmi, kjo ngaqë sipas tyre, deputetët e LSDM dhe BDI nuk janë pro ndryshimeve kushtetuese.
Nga kjo parti thonë se në këtë rast Kovaçevski hesht dhe nuk thotë nëse tre deputetë të njësisë së parë dhe të dytë zgjedhore i kanë treguar se nëse këto amendamente kushtetuese janë në tryezë, nuk do të votojnë.
“Njëkohësisht Kovaçevski hesht për atë nëse 6 deputetë nga brenda i kanë thënë se ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e keqe që mund të bëjë kjo qeveri? Kovaçevski ka problem me 9 deputetë të tij, të cilët janë kundër politikave të këqija që ai i çon në dëm të shtetit. Po ashtu edhe në LSDM ka njerëz që e dinë se si dhe në cilin drejtim duhet të shkojë vendi, por ata janë të shtypur nga Kovaçevski dhe njerëzit përreth tij përgjatë kësaj”.
“Por përveç deputetëve të LSDM-së, tani në pyetje është edhe një deputet i BDI-së, megjithëse Grubi hesht dhe nuk thotë nëse një deputet i partisë së tij ka kërkuar para për të votuar. Edhe Kovaçevski edhe Grubi e dinë se nuk do të ketë amendamente kushtetuese, kësisoj duan të qeverisin edhe disa muaj për një marrëveshje dhe një tender të turbullt plus”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE.
Në fund shtojnë se populli do t’i mposhtë politikat e qeverisë aktuale./ina
Fakti që ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiæ” ka ngjallur dyshime të shumta rreth sigurisë së këtij…
Inter do të duhet të bëjë pa Mehdi Taremi në Kupën e Botës për Klube, dhe pritet që ai të…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka folur më shumë…
Qeveria e Kosovës ka reaguar dhe shprehur shqetësimin lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit. Kosova u bëri…
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit…
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve të vuajtjes së dënimit që…