Categories: maqedoni

VLEN: FMN-ja dhe Banka Botërore përmirësojnë parashikimet, rritje e pritshme e ekonomisë

VLEN vlerëson se ekonomia e vendit po shënon përparim, duke iu referuar parashikimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, dy institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, të dyja institucionet kanë korrigjuar për lart pritjet për rritjen ekonomike gjatë këtij viti. FMN-ja e ka rishikuar parashikimin nga 3,1 në 3,5 për qind, ndërsa Banka Botërore nga 2,9 në 3,2 për qind.

VLEN thotë se këto vlerësime tregojnë se ekonomia pritet të ketë një performancë më të mirë nga sa ishte parashikuar më herët. Sipas tyre, ky është një motiv shtesë për punën në sektorin ekonomik, për të cilin kanë marrë përgjegjësinë qeverisëse. Banka Botërore, ndërkohë, i rendit investimet në infrastrukturë ndër faktorët kryesorë që nxisin rritjen ekonomike. Nga VLEN theksojnë se vendi aktualisht po përjeton një ekspansion infrastrukturor.

Autostrada Shkup–Bllacë, një projekt i pritur prej dekadash, sipas VLEN tashmë është në rrugën e përfundimit. Ata shprehen se do ta përmbyllin këtë proces, duke nënvizuar rëndësinë e lidhjes me Kosovën për qytetarët, tregtinë dhe kompanitë vendase.

Në kuadër të Koridorit 8, të cilin e konsiderojnë projekt strategjik, përfshihen segmentet Tetovë–Gostivar, Gostivar–Bukojçan dhe Kërçovë–Ohër. Më 12 tetor u vendos gurthemeli edhe për segmentin Bukojçan–Kërçovë.

Ky projekt autostrade konsiderohet si hallka që plotëson lidhjen e Pollogut me Kërçovën dhe Ohrin, përmes korridorit që e lidh vendin me Shqipërinë dhe portet e Adriatikut.

Sipas VLEN, këto investime duhet të vlerësohen si një tërësi, pasi përmirësojnë komunikimin me rajonin dhe krijojnë mundësi të reja për ekonominë. Për bizneset, çdo kohë e kursyer gjatë transportit përkthehet në ulje shpenzimesh, furnizim më të lehtë dhe qasje në tregje të reja. Kjo, sipas tyre, u mundëson kompanive të rrisin prodhimin dhe të krijojnë vende të reja pune.

Për këtë arsye, përfundimi i këtyre akseve rrugore mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, thonë nga VLEN. Ata shtojnë se, përveç investimeve, për qytetarët kanë rëndësi edhe kostot e përditshme, ku sipas tyre vërehet një ndryshim i dukshëm. Në maj të vitit 2024, gjatë qeverisjes së kaluar, inflacioni ishte 4,5 për qind, ndërsa në shtator të këtij viti, me VLEN në qeveri, ai ishte 2,7 për qind. “Dallimi është si dita me natën”, shprehen nga VLEN.

VLEN deklaron gjithashtu se vendi renditet ndër shtetet e rajonit me çmimet më të ulëta të karburanteve. Sipas tyre, benzina dhe dizeli janë më të lirë se në Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Greqi.

“Benzina 95 në vendin tonë kushton 98,5 denarë për litër, ndërsa çmimi mesatar në këto vende është rreth 115 denarë. Diferenca është afërsisht 16 denarë për çdo litër, çka ul shpenzimet e qytetarëve, bujqve dhe bizneseve”, deklarojnë nga VLEN./Telegrafi/

Tags: vlen

të fundit

SHBA-ja godet një anije mallrash në Gjirin e Omanit, e dyshuar për shkelje të bllokadës ndaj porteve iraniane

Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…

20 seconds ago

Alarm për ndotje të ujit të pijshëm në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…

5 minutes ago

Foto/ Michał Oksiński dyshohet si autori i masakrës në Krakov, 25-vjeçari vrau nëntë persona

Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...

17 minutes ago

EURO U-19/ Fatjon Tafaj: Kemi besim te grupi, ndaj Qipros dhe Armenisë synojmë maksimumin

Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...

18 minutes ago

Erion Braçe për kandidaturën e përfolur të Arbër Hajdarit në Tiranë: Ka potencial, por duhet garë brenda PS

Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…

19 minutes ago

MPB raporton 11 denoncime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.Nga Ministria e…

24 minutes ago