Pas kërkesës së BDI-së për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, koalicioni VLEN ka reaguar duke e kritikuar partinë e Ali Ahmetit për mungesë të funksionimit jashtë pushtetit.
None found
“Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Sipas koalicionit, BDI-ja e ka keqpërdorur pushtetin dhe ka përfituar nga paratë publike dhe tenderët.
VLEN deklaron se vëmendja aktuale duhet të përqendrohet te projektet infrastrukturore, mes të cilave rendit Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren. “Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti”, thuhet në deklaratë.
Për zgjedhjet, koalicioni shprehet se BDI-ja do të humbasë, pavarësisht se kur do të zhvillohen ato. “BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët”, deklaron VLEN, duke pretenduar se shqiptarët nuk i besojnë më një “kaste të korruptuar” dhe një politike të vjetëruar. “Koha e BDI-së ka mbaruar”, përfundon reagimi i VLEN-it.
Edi MartiniVllaznia “ngre siparin” e sezonit të ri të Abissnet Superiore mbrëmjen e nesërme, ku do të përballet me Skënderbeun…
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një miniere të paligjshme…
Pamjet nga prapaskenat e Manchester Cityt kanë zbuluar dyshimet që drejtuesit e klubit kishin për mentalitetin e Rayan Cherkit, përpara…
Një front i ri tensioni është hapur mes dy fqinjëve aleatë të NATO-s, por edhe kundërshtarë, Greqisë dhe Turqisë në…
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se armatimi i ushtrisë…
Në Pukë vijon prej ditësh të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë sipërfaqe tokë. Gjithashtu flakët kanë masive duke rrezikuar…