Categories: maqedoni

Vigenin akuzon Mickoskin për bllokimin e ndryshimeve kushtetuese dhe mosrespektimin e marrëveshjes së vitit 2022

Eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka sulmuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke e fajësuar për pengimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vonesat në rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

Të lidhura

None found

Sipas Vigeninit, refuzimi për të zbatuar ndryshimet që parashikojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë përbën “tradhtinë më të madhe” që Mickoski po i bën vendit.

Eurodeputeti rikujtoi se marrëveshja e arritur me BE-në në vitin 2022 e përcakton miratimin e këtyre ndryshimeve si një kusht për avancimin në fazën pasuese të negociatave.

Gjatë deklaratës së tij, Vigenin përmendi edhe çështjen e Iva Mihajlovës, të cilën e përshkroi si problem me karakter humanitar. Ai pretendoi se mungesa e një zgjidhjeje nga autoritetet maqedonase po i thellon tensionet ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

Vigenin theksoi se marrëdhëniet dhe besimi mes dy vendeve mund të forcohen vetëm nëpërmjet përmbushjes së detyrimeve të dakordësuara, e jo përmes shkëmbimit të akuzave.

të fundit

Affengruber realizon për Austrinë, Kosova mbetet në disavantazh

Kombëtarja e Austrisë e ka marrë epërsinë në përballjen ndaj Kosovës.Ishte David Affengruber që shënoi me kokë pas një harkimi…

3 minutes ago

Foda pritet ta rreshtojë Kosovën me 3-4-3 ndaj Austrisë

Kosova do të paraqitet me të njëjtën strukturë taktike edhe në përballjen e sotme ndaj Austrisë, me Franco Fodën që…

3 minutes ago

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë rezultojnë të zhdukur

Të paktën 10 alpinistë nepalezë janë shpallur të zhdukur pasi një ortek goditi një strehë në Himalaje, në një zonë…

9 minutes ago

Misteri i balenave kashalot që fundosën anijet: nga Essex-i te frymëzimi për “Moby Dick

Mëngjesin e 20 nëntorit 1820, anija e gjuetisë së balenave Essex u përball me një sulm të pazakontë që do…

16 minutes ago

Haxhiu apel grave: Mos i shtyni kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

16 minutes ago

Noka akuzon Ramën se shmangu gazetarët: Duhej të jepte llogari për emërimet në SHISH dhe rastin e Vlora Hysenit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij publike, duke e…

23 minutes ago