maqedoni

Vendimi papritur, dorëhiqet presidenti shqiptarë i futbollit në Maqedoninë e Veriut

Muhamed Sejdini, President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka dhënë papritur dorëheqjen nga posti që mban. Një gjë të tillë e konfirmon edhe ai vetë përmes një postimi në “Facebook”, duke numëruar disa nga sukseset e arritura me Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së tij në krye të këtij institucioni.

Postimi i plotë i Sejdinit

Të lidhura

None found

“Pas 7 viteve të jashtëzakonshme dhe të mbushura me arritje historike, kam vendosur të tërhiqem nga pozita e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen si rezultat i reflektimit tim për një moment të përshtatshëm ndryshimi, pas një periudhe që do të mbetet si më e suksesshmja në historinë e futbollit tonë.

Nën drejtimin tim, së bashku me ju, kemi shkruar kapituj të artë për futbollin e Maqedonisë: kualifikimi historik në Kampionatin Europian EURO 2020, renditja e dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës dhe fitorja e paharrueshme kundër Italisë në Palermo, sukseset e Ligës së Kombeve me kalimin në Ligën B dhe realizimi i projekteve të shumta infrastrukturore në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.

E lë këtë pozicion me krenari dhe falënderim të madh për të gjithë ata që kontribuuan në këto arritje: lojtarët, trajnerët, klubet, investitorët, administratën, Komitetin Ekzekutiv dhe çdo dashamirës të futbollit.

Unë do të vazhdoj të ushtroj rolin tim deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi im. Me besim të plotë në të ardhmen e Federatës dhe të futbollit tonë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite”, shkruan Sejdini.

Aktualisht FFM do të drejtohet nga nënkryetari Lazar Rakidjiev, teksa siç mësohet nga mediat vendase, kandidati më serioz për të zëvendësuar Sejdinin është Masar Omeragiç. Vlen të theksohet se FFM duhet ta emërojë presidentin e ri para 27 dhjetorit të këtij viti.

të fundit

Kryqi i Kuq krijon llogari donacionesh për të ndihmuar banorët e Gostivarit

Kryqi i Kuq hapi llogari në të cilën të gjithë qytetarët humanë do të mund t’i ndihmojnë banorët e Gotivarit…

4 minutes ago

Marc Anthony mirëpret fëmijën e tetë, vajza me Nadia Ferreiran merr emrin Myla

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e bukur të ardhjes në jetë të…

6 minutes ago

Rama ndryshon qasjen ndaj protestuesve: “Po flas për ata anëtarë të PS që ishin në protestë”, përgatit fjalimin drejtpërdrejt nga bulevardi

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, protestuesit dëgjohen teksa thërrasin njëzëri: “Rama jepe dorëheqjen”.

6 minutes ago

Mbappe zgjedh gjashtë legjendat më të mëdha të Botërorit, Pelé kryeson mbi Messin

Kylian Mbappe ka zbuluar renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke…

22 minutes ago

Haxhiu: Të premten bëhet publike data e seancës

Javën e parë të muajit gusht pritet të mblidhet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. Ushtruesja e detyrës së…

27 minutes ago

Gjykimet në mungesë sjellin tri aktgjykime, ndërsa procese të tjera presin të nisin

Ndonëse kanë kaluar thuajse tri dekada, pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte vazhdojnë të jetojnë në…

27 minutes ago