Categories: maqedoni

Varri ushtarak i shekullit VI para Krishtit zbulohet pranë Koroshishtës së Strugës

Një varr i pasur ushtarak, që i përket shekullit të 6-të para Krishtit, është zbuluar në lokalitetin Rasnica, pranë fshatit Koroshishtë të Strugës. Në të janë gjetur armë dhe objekte të punuara me ar, bronz dhe qelibar.

Të lidhura

None found

Zbulimi përforcon vlerësimin se Rasnica ka shërbyer si nekropol gjatë periudhës arkaike.

Gjetjet pritet të bëhen publike këtë pasdite, gjatë një konference për shtyp që do të mbahet në Ohër.

Sipas njoftimit të Muzeut, hulumtimet e këtij viti kanë nxjerrë në dritë një varrim të jashtëzakonshëm ushtarak, ku është ruajtur një komplet i plotë pajisjesh luftarake. Mes tyre ndodhen një mburojë, përkrenare, shtiza dhe shpatë, si dhe sende të tjera prej ari, bronzi, qelibari dhe materialesh të tjera.

Rezultatet konsiderohen veçanërisht të rëndësishme, pasi konfirmojnë pa mëdyshje karakterin e Rasnicës si nekropol i periudhës arkaike. Ato krijojnë gjithashtu mundësi të reja për të studiuar zakonet e varrimit, organizimin ushtarak e shoqëror dhe elitat që jetuan në rajonin Ohër-Strugë gjatë shekullit të 6-të para Krishtit.

Rasnica u bë e njohur për publikun në vitin 2024, kur gërmimet arkeologjike zbuluan një kompleks monumental varrimi, i pasur me materiale arkeologjike./Telegrafi/

të fundit

“Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që Rama i ka shitur, ata kanë filluar të flasin”- Berisha: Lubi Balluku i tha se nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë të tuat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë tha se personat që Rama…

38 seconds ago

Nagavci: LVV-ja do ta përkrahë nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se çështja që po diskutohet sot në Kuvend është dashur…

7 minutes ago

Iniesta: Rodri mund ta çojë Barcelonën drejt triumfit në Champions, Yamal po bën diçka të jashtëzakonshme

Andres Iniesta vazhdon të jetë i impresionuar nga Barcelona dhe skuadra e drejtuar nga Hansi Flick.Legjenda e klubit katalunas ka…

8 minutes ago

Dyshime për murtajë në Rusi, rreth 200 persona monitorohen pas vdekjes së një studiueseje

Rreth 200 persona janë vendosur nën vëzhgim mjekësor në rajonin e Irkutskut, në Siberinë Lindore, pas dyshimeve për ekspozim ndaj…

9 minutes ago

Paralajmërimi i meteorologes Lajda Porja: Reshje dhe shtrëngata në të gjithë vendin, zbuloni çfarë ndodh me motin në ditët e ardhshme

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve…

11 minutes ago

Koci paralajmëron deputetët për Ligjin për Specialen: Duhet të dihet çfarë ndodh pas votimit

Avokati Arianit Koci ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke ngritur shqetësime lidhur me…

18 minutes ago