Ushtarët profesionistë kanë kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për statusin e tyre pas moshës 45-vjeçare dhe kanë njoftuar se më 7 nëntor do të protestojnë. Ata kërkojnë zgjidhje për statusin, mundësi për të vazhduar punën deri në pensionimin e zakonshëm, barazi në të drejtat pensionale dhe paga më të larta. Aktualisht, ushtarët punojnë me kontrata me afat të caktuar dhe, kur mbushin 45 vjeç, mbeten pa punë.
“Për 25 vjet, ushtarët profesionistë punojnë me kontrata me afat të caktuar. Mendoj se jemi të vetmit në shtet që punojmë në këtë mënyrë dhe, kur mbushim 45 vjeç, një ditë para ditëlindjes, mbetemi pa punë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të NATO-s. Do të jemi vendi i parë i NATO-s ku ushtria do të protestojë”, tha Aleksandar Naskovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionalë.
None found
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, kishte deklaruar një ditë më parë se ishte arritur marrëveshje me pjesëtarë të ushtrisë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të kahershëm. Sipas tij, pas pensionimit në moshën 45-vjeçare, ushtarët profesionistë do të kalojnë nga statusi ushtarak në atë civil dhe do të vendosin vetë nëse duan të vazhdojnë të shërbejnë në ushtri.
“Reforma krijon një mundësi të re dhe parashikon që çdo ushtar profesionist, kur mbush 45 vjeç, të ketë një mundësi tjetër, në përputhje me ligjin. Në këtë moshë, secili mund të zgjedhë të marrë kompensim për përfundimin e kontratës së punës, që është afërsisht nga 30 deri në 40.000 euro, të kalojë në një institucion tjetër shtetëror ose të vazhdojë të qëndrojë në Ushtri”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Sindikata e kundërshton propozimin e ministrit dhe pretendon se ushtarët e përfshirë në të janë manipuluar. “Propozimi i ministrit Misajllovski nuk përbën zgjidhje ligjore. Ai nuk propozon ndryshimin e ligjit, por paraqet si mundësi diçka që nuk ekziston, duke iu referuar një dispozite që tashmë është pjesë e ligjit. Ushtarëve u thuhet se do të kalojnë në pozita civile, në sigurim, por një mundësi e tillë nuk ekziston në ushtri. Ata po manipulohen me pretendimin se do t’i ruajnë pagat. Kjo nuk është e vërtetë, sepse ligji për sigurimet parashikon llogaritjen e pagës sipas rregullave të tjera nga ato që zbatohen për personelin ushtarak. Si rezultat, këta persona do të kenë paga më të ulëta dhe kushte më të këqija”, theksoi Aleksandar Naskovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionalë.
Sipas sindikatës, mbi 600 ushtarë janë prekur ndër vite nga mungesa e një zgjidhjeje ligjore dhe duhet të marrin kompensim për humbjet e tyre./Alsat/
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përgatit një paketë masash për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, në…
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...] Read More... The post Binance…
SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për…
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka paralajmëruar rreziqe serioze për ekonominë shqiptare, duke kritikuar paketën e re fiskale dhe mungesën…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm…