Categories: maqedoni

Ursula von der Leyen viziton Shkupin, njoftohet kufizim i qarkullimit në disa rrugë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të udhëtimit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, ajo do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski. Pas takimit, të dy pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Para vizitës së zyrtares evropiane, Mickoski deklaroi se Qeveria mbetet e gatshme për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhjeje. Ai i hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ekzekutivi po e bllokon integrimin evropian për shkak se nuk po i hap, ose nuk po i pranon, ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe po ashtu janë të qarta edhe argumentet tona. Jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të gjejmë një zgjidhje”, tha Mickoski.

Gjatë vizitës në Shkup, von der Leyen do të takohet gjithashtu me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno. Në fokus do të jenë perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, si dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një pjesë e diskutimeve pritet t’i kushtohet edhe mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe mënyrave për zgjidhjen e saj.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaroi para mbërritjes së presidentes së Komisionit Evropian se Maqedonia dëshiron një marrëveshje me Bullgarinë që do t’i japë parashikueshmëri procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit të Ursula von der Leyen në kryeqytet, në disa rrugë të Shkupit do të zbatohet një regjim i veçantë trafiku./Telegrafi/

të fundit

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

58 minutes ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

2 hours ago

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

2 hours ago

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet me grushte efektivin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…

3 hours ago

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

3 hours ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

3 hours ago