Komisioni Evropian konfirmoi gjatë brifingut të së premtes me gazetarët se presidentja Ursula von der Lajen do të zhvillojë një turne në Ballkanin Perëndimor.
None found
Vizita e saj në Shkup është paraparë për të premten, ku do të takohet me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Para se të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut, ajo do të ndalet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.
Sipas zëdhënësit të KE-së, Olof Gil, presidentja do ta nisë udhëtimin të mërkurën, pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të Komisionarëve, me vizitën në Tiranë. Atje do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.
Të enjten, von der Lajen do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, në Podgoricë, ajo do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
Turneu në Ballkanin Perëndimor do të përmbyllet të premten në Shkup, me takimet e presidentes së Komisionit Evropian me Gordana Siljanovska-Davkova dhe Hristijan Mickoskin.
Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka rrëfyer se gjatë karrierës së tij humbi deri në 99 përqind të parave…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…
Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…
Goli i shënuar nga Fabio Hyseni Fabio Hyseni ka zhvilluar një paraqitje vërtet pozitive në fushë, në ndeshjen që Kombëtarja…
Një futbollist i Republikës së Irlandës ka dalë publikisht kundër zhvillimit të ndeshjes së ardhshme ndaj Izraelit në Ligën e…