Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u shpall “non grata” nga SHBA. Grubi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ish-zv.kryeministri, thekson se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se nuk ishte në dijeni, teksa shton se do angazhohet për të zbardhur plotësisht çështjen.
“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit.
Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje.
Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkruan Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…
Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…
Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…