Transportuesit nga Maqedonia kanë njoftuar se më 31 gusht do të protestojnë para Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit që lidhet me kufizimin e qëndrimit të shoferëve profesionistë nga vendet jashtë BE-së në zonën Schengen, sipas rregullit që lejon 90 ditë qëndrim brenda një periudhe prej 180 ditësh.
None found
Aksioni do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në 14:00 dhe është organizuar në bashkëpunim me transportues nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi. Organizata „Makam Trans“ paralajmëron se, në mungesë të një zgjidhjeje kalimtare, protestat mund të zhvendosen në pikat kufitare duke nisur nga 14 shtatori.
Biljana Muratovska nga „Makam Trans“ tha se Bashkimi Evropian ka mundësi për ta zgjidhur këtë çështje, duke përmendur rastin e shoferëve turq, të cilëve u jepen viza profesionale. Sipas saj, e njëjta zgjidhje duhet të zbatohet edhe për shoferët e vendeve të tjera.
Përmes marrëveshjeve dypalëshe, institucionet e Maqedonisë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për problemin. Marrëveshje tashmë janë arritur me Kroacinë, Zvicrën dhe Rumaninë, ndërsa negociatat pritet të vijojnë edhe me Austrinë, Hungarinë, Gjermaninë dhe Slloveninë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin…
25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi nga ora 18:00. Njoftimin për ceremoninë…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin përmbledhës për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e…
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve…
Ministria e Mbrojtjes, ka përditësuar situatën me zjarret në vend gjatë 24 orëve të fundit. Raportohet se në territorin e…