Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në mesditë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” që ua mori jetën 61 të rinjve. Ndërkohë është njoftuar se do të organizohet një tjetër protestë në Shkup, ditën e nesërme në orën 18:00.
Mësohet se protesta është thirrur nga grupi i të rinjve “Kush është i radhës?” në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave, por edhe si thirrje për të mos lejuar më të ndodhin ngjarje të tilla. Në njoftimin e tyre, ata bëjnë thirrje për shpërndarjen e shiritave të zinj, që si popull të tregojmë se jetët e humbura nuk do të harrohen.
“Maqedonia është edhe një herë e mbuluar me të zeza”. Të shkatërruar dhe të tronditur, ne ulemi para ekraneve, duke pritur për një numër të ri, më të madh, në pritje të një trishtimi të ri, më të madh. 59 të rinj nuk e panë këtë ditë. Dy herë më shumë janë në spitale dhe të plagosur rëndë. Ne, si fëmijët në disko, jemi sërish të pafuqishëm dhe të lënë në duart tona. Në këto ditë tragjike, Maqedonia duhet të jetë bashkë. Duhet të jemi shpatullat e njëri-tjetrit për të qarë dhe t’i japim njëri-tjetrit ngushëllim nëse mundemi”, thuhet në njoftimin për tubimin publik të thirrur nga grupi joformal “Kush është i radhës?”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Instagram.
Ndërkohë, protestat gjatë ditës së sotme u shoqëruan me tensione, ku një grup qytetarësh kanë goditur me gurë dhe vezë mbi godinën e Komunës së Koçanit, duke thyer disa dritare të ndërtesës. Disa hodhën gurë drejt kafenesë së të njëjtit pronar që e drejtonte edhe diskotekën Pulse, duke thyer xhamin dhe më pas kanë hyrë brenda dhe kanë përmbysur tavolinat e karriget.
Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…
Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…
Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më…
Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, në…
Sot, më 25 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili…