Categories: maqedoni

Tragjedi familjare në Shkup, i biri vret të atin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ku një konflikt brenda familjes përfundoi në vrasje. Policia ka vënë në pranga një të ri 31-vjeçar, i cili dyshohet se u mori jetën prindit të tij pas një sherri të dhunshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se rasti u regjistrua rreth orës 22:30, në banesën e tyre që gjendet në zonën e njohur si “Bit Pazari”. Sipas të dhënave paraprake, 52-vjeçari E.L., i cili kishte konsumuar alkool më parë, ushtroi dhunë fizike mbi bashkëshorten e tij 54-vjeçare, e cila është nëna e të dyshuarit.

Të lidhura

None found

Në ato momente kritike, djali i çiftit, i identifikuar si B.Xh., ndërhyri duke e qëlluar të atin me një mjet të mprehtë. Lëndimet e shkaktuara ishin fatale për 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Forcat e rendit arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar rreth orës 23:00, ndërkohë që nëna e plagosur u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit publik, kufoma e viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar procedurës së autopsisë.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

27 minutes ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

35 minutes ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

1 hour ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

1 hour ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

2 hours ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

2 hours ago