Categories: maqedoni

Toshkovski dhe Klekovski diskutojnë me UNODC-në për ndryshimin e qasjes ndaj drogës dhe varësive

Një qasje e re ndaj luftës kundër trafikimit të paligjshëm të drogës dhe substancave psikotrope po shqyrtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë. Kjo mundësi u diskutua sot në MPB, gjatë takimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, me shefin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) në Shkup, Uktam Nasirov.

Të lidhura

None found

Takimi u zhvillua me iniciativën e ministrit Toshkovski dhe u përqendrua te mënyrat për përmirësimin e trajtimit të rasteve të lidhura me drogën, si dhe te forcimi i koordinimit mes institucioneve.

Gjatë bisedimeve u trajtua edhe avancimi i kuadrit ligjor, duke marrë në shqyrtim praktikat e vendeve të tjera evropiane. Një nga mundësitë e diskutuara ishte që trajtimi juridiko-penal të përcaktohet sipas llojit dhe sasisë së drogës së sekuestruar, si dhe rrethanave specifike të çdo rasti.

Një qasje e tillë do të shmangte trajtimin e njëjtë automatik për të gjitha rastet, duke bërë dallimin në bazë të rrezikshmërisë dhe veçorive të tyre.

Ministrat theksuan se përballja me drogën nuk mund të kufizohet vetëm te veprimet policore dhe ndjekja penale. Sipas tyre, kjo përpjekje duhet të përfshijë edhe parandalimin, ndërgjegjësimin e publikut, kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen për personat që vuajnë nga varësia.

Në këtë kuadër, u nënvizua nevoja për bashkëpunim më të afërt me organet e drejtësisë dhe për një angazhim më të madh të institucioneve shëndetësore në trajtimin e personave me varësi nga droga.

Palët diskutuan gjithashtu përdorimin e ekspertizës dhe përvojës së UNODC-së përmes debateve profesionale e publike, fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit mbi pasojat e përdorimit të drogës dhe shkëmbimit të përvojave me vende të tjera.

Në rendin e ditës ishte edhe mbështetja për Observatorin Kombëtar për Drogat dhe Varësitë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Drogat.

Uktam Nasirov, përfaqësuesi i UNODC-së në Shkup, e vlerësoi pozitivisht nismën dhe shprehu gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit, ndarjen e ekspertizës dhe shqyrtimin e praktikave më të mira nga rajoni dhe vendet evropiane.

Si përfundim, u vlerësua se zgjidhja e problemit të drogës kërkon ndërthurjen e disa masave: goditjen e vendosur të rrjeteve kriminale të përfshira në trafikim, parandalimin dhe ndërhyrjet e përshtatshme shëndetësore për personat me probleme varësie.

Aktualisht, bëhet fjalë për diskutime dhe vlerësim të mundësive për ndryshimin e qasjes. Çdo detaj lidhur me ndryshimet e mundshme ligjore do të përcaktohet në një fazë të mëtejshme institucionale.

të fundit

Deputetja e Aleancës: Projektbuxheti 2027 është konsumues, jo zhvillimor

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar sot projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet…

17 seconds ago

Bytyçi: Qëndrimi i Albaresit përbën njohje faktike të Kosovës, Prishtina duhet ta kapë këtë mundësi

Zhvillimet e fundit në diplomacinë evropiane kanë rikthyer në vëmendje çështjen e njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit…

35 seconds ago

Houthit godasin një ndërtesë qeveritare në Riad, raportohen dëme në disa kate

Grupi rebel i Houthive sulmoi mbrëmjen e djeshme një ndërtesë në Riad në të cilën ndodhen disa agjenci shtetërore të…

12 minutes ago

Tetovë, rastet e gripit sezonal trefishohen brenda një viti

Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal në këtë periudhë kohore është tri herë më i lartë se në të…

17 minutes ago

Activists throw ash on EU health commissioner in Brussels and warn: “This is the ash of people you will kill with pesticides

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që ngjante me hirin,…

18 minutes ago

A week after the Assembly, Rama convenes Tirana socialists on Saturday: what is expected to happen

Një javë pas Asamblesë së PS që solli zhvillime brenda kampit socialist, kryeministri Edi Rama, mbledh këtë të shtunë, 21…

19 minutes ago