maqedoni

Thellohet hendeku në BDI, intensifikohet beteja për terren

Beteja për terren duket se po intensifikohet çdo ditë e më shumë mes të ashtuquajturit “ Grupi i Zjarrit” dhe BDI-së. Të dyja palët kanë përveshur mëngët për takime me simpatizantët. Vetëm një ditë më parë Izet Mexhit, përmes një postimi në facebook njoftoi se të shtunën në orën 19 do të realizojnë takim me strukturat e degës së Manastirit. Dy orë më pas nëpër rrjetet sociale u plasua një tjetër postim nga ana e Artan Grubit dhe disa ministrave të tjerë të BDI-së ku paralajmërohej takim informativ nëpër degët e partisë në Çegran të Gostivarit për ditën e shtunën dhe po ashtu në orën 19.

Lind pyetja, a shihen këto aktivitete si panik i njërës palë për të fituar më shumë territor dhe i palës tjetër për të mos humbur mbështetjen që ka pasur?

Të lidhura

None found

Edhe pse këtë pyetje ia drejtuam përmes një sms porosie Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, përgjigje nuk morëm nga asnjëri. Të njëjtën pyetje e pranoi edhe Izet Mexhiti, por as ai nuk denjoi u përgjigj.

Edhe pse në takimin e tetorit lideri i BDI-së dhe përfaqësues të “ Grupit të zjarrit” u fotografuan të buzëqeshur krah njëri tjetrit, si njëra pale ashtu edhe tjetra thumbohen mes tyre, qoftë përmes deklaratave, apo postimeve nëpër rrjetet sociale.

Rivaliteti mes tyre u thellua edhe më shumë kur “grupi i zjarrit” informoi për takimin që do të mbanin në Studeniçan. Mexhiti para banorëve të Studeniçanit përmendi edhe njëherë kërkesat e tij për llogari nga ekzekutivi për mos efikasitetin e tyre, sepse siç thotë është realizuar vetëm 2% nga programi i premtuar. në fund të postimit ai theksonte mbështetjen për liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe i përcillte atij mesazhin që “të mos digjet jorgani për disa pleshta.”

Vetëm pak orë pas këtij postimi të Mexhitit, zv. Kryeministri Artan Grupi publikoi në story në facebook Ali Ahmetin duke kënduar.

Kjo solli një tjetër reagim të Mexhiti, ku ky i fundit përdorte një fjalor më akuzues konkretisht që” BDI-ja duhet të çlirohet nga uzurpatoret, mercenarët dhe të paaftët” duke aluduar në Grubin, Osmani dhe të tjerët që rreshtuar krahë tyre. I pyetur të komente videon duke kënduar dhe nëse ai ishte në dijeni të kësaj videoje, Ahmeti u përgjigj pa qartësuar pozicionin e tij edhe pse tërthorazi del në mbrojtje të Grubit.

“E mira është se asnjëherë nuk më keni parë duke qarë, por më keni parë ë uniformë dhe duke kënduar. Unë nuk veproj në ilegaliteti por edhe këndoj”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

të fundit

Pushimet për hidratim po kthehen në burim gjigant të ardhurash për televizionet: mbi 250 milionë dollarë nga reklamat

Një nga risitë më të mëdha të Kupës së Botës 2026 ka qenë futja e pushimeve për hidratim. FIFA vendosi…

55 minutes ago

VAR-i i mohon Kolumbisë fitoren ndaj Portugalisë, goli i Sanchezit u anulua për disa centimetra jashtë loje

Kolumbia ishte shumë pranë ta mbyllte fazën e grupeve me fitore ndaj Portugalisë, por një vendim i teknologjisë VAR i…

1 hour ago

DR Kongo bën kthesën ndaj Uzbekistanit dhe arrin për herë të parë fazën eliminatore

Republika Demokratike e Kongos ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në…

2 hours ago

Kolumbia kryeson grupin, Portugalia avancon e dyta dhe mëson rivalin për 1/16 e finales

Kolumbia dhe Portugalia kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e fundit të Grupit, rezultat që u mjaftoi të dyja…

2 hours ago

Harry Kane vendos rekord të ri, bëhet realizuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë…

3 hours ago

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

3 hours ago