Me afrimin e mërgimtarëve dhe zhvillimin e verës kulturore tetovare, në Tetovë do të ketë prani të shtuar të policisë në rrugë. Sipas paralajmërimeve, efektivë policorë do të vendosen përgjatë akseve të qytetit afërsisht në çdo tridhjetë metra, ndërsa ekipe të posaçme do të angazhohen në hyrje dhe dalje të Tetovës për të orientuar automjetet dhe për të shmangur krijimin e tollovive.
None found
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, bëri të ditur se është planifikuar që në çdo udhëkryq të ketë pjesëtarë policie, si edhe në hapësira të tjera problematike, për të ndaluar parkimin e dyfishtë dhe bllokimin e zonave pranë kryqëzimeve, me synim lirimin e komunikacionit. Ai shtoi se në funksion do të jetë edhe merimanga, e cila do të largojë automjetet që pengojnë qarkullimin. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe do të angazhohen shtesë edhe inspektorë të policisë me jelekë policie, të cilët do të ndërmarrin masa dhe aktivitete edhe për vepra të mundshme penale.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u ka bërë thirrje qytetarëve që në këtë periudhë të përdorin sa më tepër transportin publik, në mënyrë që mërgimtarët të kenë lëvizje më të lehtë nëpër qytet.
Kasami theksoi se Tetova tashmë ofron transport publik falas dhe për këtë arsye u kërkoi banorëve rezidentë të komunës që të mos i përdorin veturat për të dalë në qytet, por të zgjedhin transportin publik. Ai njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e ardhshme të këshillit do të rregullohen disa rrugë që do të bëhen njëkahëshe, gjë që pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të veturave.
Kryetari i komunës foli edhe për një risi të këtij viti, duke thënë se puna do të vazhdojë intensivisht për përfundimin e këtij bulevardi, i cili gjatë muajit të ardhshëm do të shndërrohet në zonë vetëm për këmbësorë nga ora shtatë e mbrëmjes deri në dymbëdhjetë të natës. Sipas tij, pikërisht në këtë bulevard do të organizohen të gjitha aktivitetet e verës kulturore që lidhen me të rinjtë./Alsat.mk.
Fotomontazh/ Pamje nga ndeshja Kamza-Laçi (2019) & Presidenti i Vllaznisë, Alban XhaferiElbasani dhe Vllaznia barazuan mbrëmjen e djeshme 1-1, në…
Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe ata të Policisë Rrugore, pasi kishte…
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir…
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 3 mijë persona të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën…
Një grup i madh në WhatsApp, është përdorur për të organizuar transferimin e qindra milionë eurove në para cash në…
Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të…