MPB-ja e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se tetë persona janë ndaluar gjatë aksioneve të zhvilluara në lokacione të ndryshme të Shkupit dhe Tetovës, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të substancave narkotike.
None found
Sipas njoftimit, gjatë datave 29 dhe 30.09.2026, në Shkup, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup arrestuan R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33), të tre nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë i rajonit të Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova. Gjatë kontrolleve, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan një substancë pluhuri e bardhë, një substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli.
Ndërkohë, më 30.09.2026, rreth orës 03:40, në Stacionin Policor të Tetovës u ndaluan N.Ç. (33) nga Shkupi, si dhe A.L. (21) dhe A.V. (25), të dy nga Prishtina, R. e Kosovës. Të tre ishin privuar nga liria një ditë më parë, më 29.09.2026, nga efektivët e Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare Rogaçevë, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.
Autoritetet bëjnë me dije se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, do të ndërmerren edhe paraqitjet përkatëse.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thekson se protestat dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Sipas…
PartizaniPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit ka uruar mesfushorin defensiv, Redon Ismaili [...]Read More...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën…
Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, ka kritikuar FIFA-n për trajtimin e ndryshëm që i ka bërë Rusisë dhe Izraelit.Ozil…
Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe…
Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…