maqedoni

Tensionet në Kuvend, ASH: Xhaferi e mbron Ademin njëjtë siç e mbrojti dhe Veljanovskin

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi kërkoi nga qytetarët të vlerësojnë se kush e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane një ditë më parë.

Megjithëse Ligji për Kuvendin thotë se masat kundër prishjes së rendit nga ana e deputetëve i ndërmerr kreu i Kuvendit.

Të lidhura

None found

“Për përgjegjësinë për prishjen e rendit në Kuvend nga ana e deputetëve dhe personave të jashtëm të cilët marrin pjesë në punën e Kuvendit, vendos dhe miraton masa kryetari i Kuvendit në konsultim paraprak me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve”, thuhet në Ligjin për Kuvendin, Neni 43.

Qëndrimin e Xhaferit opozita e cilëson si skandaloze. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se përgjigja e qytetarëve do të jetë më e zëshme në ditën e zgjedhjeve.

“Qytetarët do të gjykojnë në ditën e zgjedhjeve e cila duhet të vij sa më shpejtë që këto incidente të mos përsëriten nga këta të cilët janë në pushtet dhe friken nga ajo që pason në të ardhmen, përgjegjësi para qytetarëve dhe organeve. Përgjegjësi e zgjidhjes së problemeve brenda Kuvendit janë të deleguarit e qytetarëve dhe ato janë deputetët”, tha Nikolla Micevski, Koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Ish nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli vlerëson se zgjidhja e situatës është përgjegjësi e Xhaferit, i cili sipas tij nuk guxon të fshihet dhe të heq barrën përmes një komunikate.

“Besoj se kryetari i Kuvendit nuk duhet të fshihet pas kamerave dhe pas asaj që duket në video incizime, por duhet t’i marr përgjegjësitë ashtu siç dëshiron të deklarohet se ai është i pari i Kuvendit. I pari i Kuvendit nuk ka vetëm privilegje por ka edhe përgjegjësi”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se qëndrimi i Xhaferit dëshmon se i gjithë rasti ishte inskenim. Sipas opozitës shqiptare, Xhaferi po e mbron Arbër Ademin njëjtë siç e mbrojti Trajko Veljanovskin në mandatin paraprak.

“Është e pritshme që Talat Xhaferi do ta mbrojë Arbër Ademin, ashtu siç Ademi e mbrojti Xhaferin kur dhunoi administratën e Kuvendit, ashtu siç ata dy bashkë mbrëmë i mbrojtën gjykatësit dhe prokurorët e emëruar nga pazaret e Blerim Bexhetit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, apo siç e mbrojtën Trajko Veljanovskin dhe kriminelët e tjerë nga regjimi i kaluar dhe regjimi aktual. Kur kështu sillen para kamerave e me deputetë, lehtë mund të konstatohet se si sillen me qytetarët jashtë kamerave”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Në koordinimin urgjent tek kreu i Kuvendit nuk morën pjesë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago