Pas shkarkimit të kryeparlamentarit, si dhe akuzave të ndërsjella të deputetëve të pushtetit dhe opozitës për rishikimin e buxhetit dhe temës së vetos së Maqedonisë, tensionet vazhdojnë për të dytën ditë në Kuvendin e Bullgarisë, ku vazhdon pasiguria e shumicës.
Përgjigja në këtë pyetje do të dihet të mërkurën, kur pritet votëbesimi ndaj Qeverisë së Kiril Petkovit, sipas të dhënave të fundit matematikore, gjithsej 115 deputetë qëndrojnë prapa Qeverisë, ndërsa opozita ka 125 deputetë, që pritet të votojnë për rrëzimin e kabinetit.
Por shifrat ndryshojnë vazhdimisht, pasi një deputet tjetër nga partia e Sllavi Trifonov ka vendosur t’i bashkohet grupit të Petkovit.
“Nuk dua të ndërlidhem me GERB-in dhe kur të kthehem në shtëpi dua t’i shikoj fëmijët e mi në sy”, tha Kirill Simeonov- deputet i ITN.
“Vendosëm të gjithë të vendosin vet, të vlerësojë nëse do të largohet nga grupi parlamentar i Ka Popull të Tillë së, të gjithë e shohin se çfarë po ndodh në vend. Nuk mund t’ju them nëse do të ketë deputetë të tjerë që do të largohen nga grupi”, u shpreh Ivo Atanasov- deputet i PP.
Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë është bërë me kërkesë të partisë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov, për shkak të krizës ekonomike në vend dhe do të ndodhë vetëm një ditë para nisjes së kryeministrit Petkov për në Bruksel për Samitin e qershorit. Partia në pushtet tha se do të bëjë çdo përpjekje për të parandaluar zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. / Alsat.mk
Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar…
Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 16 vjecari pasi makina me të cilën po qarkullonte u përplas me një…
Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…
Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…