Vala e të nxehtit ka shtuar numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga ekipet e urgjencës. Daniell Georgievski nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore bëri të ditur se çdo ditë pranohen mbi 200 thirrje, të cilat lidhen si me ndërhyrjet në hapësira publike për shkak të kolapseve, ashtu edhe me rastet kur qytetarëve u rëndohet gjendja shëndetësore në shtëpi.
None found
Georgievski njoftoi se ekipet e Ndihmës së Shpejtë zakonisht trajtojnë nga tre deri në pesë raste kolapsi brenda ditës, ndërsa në periudhat me temperatura të larta kjo shifër mund të rritet.
Dobësia, të përzierat, mbinxehja e organizmit dhe goditja nga nxehtësia janë simptomat për të cilat qytetarët drejtohen më shpesh te shërbimi i urgjencës, sipas Georgievskit.
Ai theksoi se në disa raste gjendja mund të stabilizohet nëpërmjet këshillave të duhura dhe një reagimi në kohë. Kujdes të shtuar duhet të tregojnë sidomos personat me sëmundje kronike, pasi temperaturat e larta mund t’u shkaktojnë komplikime të tjera shëndetësore.
Moti me temperatura të larta parashikohet të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rekomandime, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.
Real Madridi po përjeton një nga verat më aktive në historinë e tij e klubit në afatet kalimtare. Me më…
Një ngjarje makabre në Mystras të Greqisë ka tronditur opinionin publik. [...]Read More...
Shamrock Rovers - Egnatia Shamrock Rovers 0-0 EgnatiaUEFA Europa League: Ndeshja e parë, raundi i tretë [...]Read More...
Ka kaluar më shumë se një orë nga nisja e takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të…
Ka kaluar më shumë se një orë nga nisja e takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të…
Një anije indiane është goditur nga një raketë dhe është fundosur pranë ujërave të Jemenit, njoftoi Ministria e Transportit Detar…