Categories: maqedoni

Të rinjtë në RMV largohen nga shtëpia prindërore në moshën 30.7 vjeç, kundrejt 26.3 vjeç në BE

Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 tregojnë se të rinjtë në Maqedoni jetojnë me prindërit mesatarisht deri në moshën 30.7 vjeç. Në Bashkimin Evropian, ndërkaq, largimi nga shtëpia prindërore ndodh mesatarisht në moshën 26.3 vjeç.

Të lidhura

None found

Kroacia kryeson me moshën mesatare më të lartë të largimit, prej 31.5 vjeç. Pas saj renditen Greqia dhe Sllovakia me nga 30.9 vjeç, ndërsa në Spanjë dhe Itali të rinjtë qëndrojnë në shtëpinë e prindërve deri në moshën mesatare 30.2 vjeç.

Në skajin tjetër të renditjes ndodhet Finlanda, ku të rinjtë largohen mesatarisht në moshën 21.4 vjeç. Në Danimarkë kjo ndodh në moshën 21.8 vjeç, kurse në Estoni dhe Lituani në moshën 22.7 vjeç.

Sa u përket vendeve të rajonit, të rinjtë në Serbi jetojnë me prindërit deri në moshën 30.1 vjeç. Në Bosnjë dhe Hercegovinë mosha mesatare është 29.5 vjeç, ndërsa në Bullgari 27.9 vjeç.

Eurostat evidenton se në mbarë Evropën po shfaqet prirja që të rinjtë të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë në shtëpitë prindërore, duke e ndërlidhur këtë dukuri me nivelin e punësimit të tyre.

Gjatë vitit 2025, në BE ishin të punësuar 65.5% e të rinjve të grupmoshës 20 deri në 29 vjeç. Në Maqedoni, shkalla e punësimit të të rinjve për të njëjtin vit arriti në 50.2%.

Në pjesën më të madhe të vendeve ku të rinjtë largohen nga familja para moshës mesatare të BE-së, punësimi i personave nga 20 deri në 29 vjeç rezulton mbi mesataren evropiane.

Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Suedia janë ndër vendet ku largimi nga shtëpia prindërore ndodh më herët dhe ku normat e punësimit të të rinjve janë më të larta. E kundërta vërehet në Greqi, Kroaci, Spanjë dhe Itali, ku të rinjtë largohen më vonë dhe shkalla e punësimit ishte nën mesataren e BE-së.

Tags: eurostat

të fundit

Sunderlandi pritet të mbetet pa Xhakën për të paktën një muaj

Lëndimi i kapitenit Granit Xhaka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit pasi mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushës për më shumë…

2 minutes ago

Armand Duka nderon Elseid Hysajn për 100 paraqitjet me Kombëtaren: medalje dhe kapelë simbolike për mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj është shpërblyer ditën e sotme nga presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për 100 ndeshjet me…

2 minutes ago

Mbreti i Holandës shpreh gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin…

4 minutes ago

North Macedonia opens a resident embassy in Vilnius

Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani."Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të…

4 minutes ago

Hoti to Kurti: Only four in ten people are employed, while the cost of living has doubled

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes…

5 minutes ago

Albania among the region’s most expensive energy markets, 14% above Greece’s price

Shqipëria ishte ndër vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike në tregun me shumicë gjatë vitit 2025, duke…

5 minutes ago