Categories: maqedoni

Të martën hapet afati i dytë për regjistrimin në shkollat e mesme, në dispozicion 11,882 vende

Nxënësit që nuk arritën të regjistrohen në shkollën e mesme gjatë aplikimit të parë për vitin shkollor 2026-2027, do të kenë mundësi të aplikojnë sërish gjatë kësaj jave.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, raundi i dytë i regjistrimit në afatin e qershorit do të zhvillohet elektronikisht të martën, më 23 qershor.

Të lidhura

None found

Pasi të përfundojë aplikimi online, kandidatët më 24 qershor do të duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në shkollat përkatëse.

Rezultatet e regjistrimit, përmes listave të renditjes, do të shpallen më 25 qershor deri në orën 12:00, si në shkolla ashtu edhe në faqet e tyre zyrtare në internet.

Nëse në shkolla të caktuara paraqiten kandidatë me numër të njëjtë pikësh, atëherë më 29 qershor do të organizohet testimi kualifikues, ditë kur do të bëhen publike edhe listat përfundimtare të renditjes.

Në total, për aplikimin e dytë janë të lira 11,882 vende. Prej tyre, 7,404 janë për mësim në gjuhën maqedonase, 4,002 për mësim në gjuhën shqipe, 456 për gjuhën turke dhe 20 për gjuhën serbe.

Ministria e Arsimit bëri të ditur se në regjistrimin e parë aplikuan elektronikisht 15,075 nxënës, ndërsa 13,397 prej tyre u regjistruan.

të fundit

Liga e Parë rikthehet me ndeshje gjatë javës

Për skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, duket se nuk ka pushim pasi xhiro e radhës do…

1 minute ago

Arrestohen edhe katër persona në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt

Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…

9 minutes ago

Komuna e Çairit reagon pas SMS-ve që pretendohet se ndalojnë flamujt kombëtarë në shkolla

Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e…

11 minutes ago

Gashi: Kroacia vijon të mbështesë fuqishëm anëtarësimin tonë në BE

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qëndron për vizitë zyrtare kthimi në…

11 minutes ago

Arabia Saudite synon të zgjerojë numrin e të huajve dhe të tronditë tregun evropian

Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të…

13 minutes ago

Bayern Munich shqyrton rikthimin e bujshëm të Choupo-Motingut si zgjidhje të përkohshme për Kane

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.Sipas këtij raportimi, drejtuesit e…

13 minutes ago