maqedoni

Sulmet kibernetike, Fondi për Sigurim Shëndetësor në RMV: Të gjitha të dhënat janë të sigurta

Dy javë pas sulmit kibernetik të Fondit Shëndetësor, drejtoresha e këtij institucioni foli para mediave, por nuk dha asnjë sqarim për sulmin si dhe për atë nëse hakerët kanë kërkuar shuma milionëshe nga Fondi për të rikthyer në funksion sistemin e këtij institucioni. Atë që ajo e konfirmoi ishte se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta dhe të njëjtat nuk janë marrë.

“Sipas të gjitha analizave të IT ekspertëve, nuk ka rrjedhje të të dhënave të qytetarëve. Qytetarët të jenë të sigurt, se të dhënat e tyre janë të sigurta, janë spekulime se të dhënat e tyre nuk janë të sigurta. Për momentin po rrjedh hetimi I Prokurorisë dhe kur i njëjti të përfundojë atëherë do të mund të shpërndajmë më shumë detaje. Nga ana e Fondit është ndërmarrë gjithçka që mund të ndërmerret që të mbrohemi nga sulme të reja të mundshme. Më vonë pasi të stabilizohet ky sistem ne do duhet të bëjmë migrimin e të dhënave në system Cloud I cili do të sigurojë lokalizim primar dhe sekundar. Janë siguruar antiviruse”, deklaroi Magdale Filiposka Grashkoska, Drejtoreshë e Fondit Shëndetësor.

Të lidhura

None found

E pyetur nëse ndjen përgjegjësi morale dhe nëse dikush do të jep dorëheqje për këtë, ajo tha se pret raportin e Prokurorisë që të zbardhen arsyet përse ndodhi ky incident.

“Hetimi do ta tregojë pikërisht këtë gjë, se kush është fajtori I gjithë kësaj”, u shpreh Magdale Filiposka Grashkoska, Drejtoreshë e Fondit Shëndetësor.

Në konferencën e sotme, nuk ishte drejtori shqiptar nga radhët e BDI-së e as ekspertë të IT-së të cilët do të duhej të jepnin sqarime më të detajuara mbi situatën e krijuar në Fond./Alsat.mk

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago