maqedoni

Sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Arsimit në Maqedoni të Veriut

Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik.

Që disa orë në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Të lidhura

None found

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.

“Ministria e Arsimit është në komunikim me Qendrën Kombëtare për sulme kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti, dhe nga ku presim që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për zbulimin e burimit të sulmit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Aty po ashtu është bërë e ditur se “ekspertët kompjuterikë të Ministrisë së Arsimit, po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas e njëjta do të aktivizohet”.

Sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, ka ardhur pasi të enjten një grup tjetër hakerësh në platformën sociale Twitter, ka kërcënuar se do të sulmojë këtë faqe dhe t’i shkarkojë të dhënat që janë në të, nëse nuk i vendoset flamuri bullgar.

Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.

Për sulme kibernetike ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi.

Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat.

Sulmi, megjithatë, nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

Në Shqipëri, autoritetet kanë fajësuar shtetin e Iranit për dy sulme ndaj faqeve të saj në internet, një në korrik dhe një tjetër është bërë i ditur më 10 shtator.

Si rezultat, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Në fund të gushtit, Qeveria në Mal të Zi ka njoftuar, po ashtu, se ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike. Dyshime për përgjegjësi janë hedhur mbi Rusinë dhe Kubën.

Për të hetuar këtë sulm, një ekip i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) ka shkuar tashmë në Mal të Zi./rel

të fundit

Propaganda e Teheranit vë në shënjestër familjen Trump, video-kërcënim me udhëzime për eliminimin e Melania dhe Barron

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]Read…

5 seconds ago

Tragjedi në Michigan: Burri ekzekuton bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët, djeg shtëpinë dhe vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, i…

25 seconds ago

Franca përballet me zjarre shkatërruese dhe valë të nxehti ekstrem, termometri pritet të arrijë 40°C

Zjarret masive që kanë përfshirë rajonin jugperëndimor të Girondës në Francë vazhdojnë të përhapen, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se vala e…

46 seconds ago

Kapet ish-kryetari i bashkisë në Ekuador, autoritetet e cilësojnë si financuesin kryesor të bandës “Los Lobos”

Policia ekuadoriane arrestoi sot një ish-kryetar bashkie, i cili konsiderohet financuesi kryesor i organizatës kriminale Los Lobos, e përfshirë në…

1 minute ago

Raketat ‘Patriot’ drejt prodhimit në Ukrainë, Zelensky tregon detajet e takimit me Trump në Uashington

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump diskutoi mundësinë e licencimit të prodhimit…

1 minute ago

Drita përmbys Florianën në frymën e fundit dhe siguron biletën për raundin e ardhshëm të Conference League

Drita-FlorianaDrita ka fituar ndeshjen e dytë të fazës se dytë kualifikuese në Conference League [...]Read More...

2 minutes ago