maqedoni

Studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e tij, ministri i Drejtësisë i RMV-së ashpërson tonet: Maqedonishtja është gjuha zyrtare!

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov në një postim të bërë në rrjet ditën e sotme ka dalë kundër studentëve shqiptarë që dje ngritën zërin për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare shqipe.

Edhe pse ligji e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare për studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Filkov këmbëngul se e vetmja gjuhë amtare është maqedonishtja, ndërsa thekson se është detyrim për të gjithë që të respektojnë këtë gjuhë në të mirën e vendit.

Të lidhura

None found

“Gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe themeli i sistemit institucional dhe ligjor. Është e papranueshme të përdoren tema të ndjeshme që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin ligjor për të fituar pikë politike ose për të krijuar tensione ndëretnike.

Provimi i jurisprudencës zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi dhe standardet profesionale, dhe jo sipas axhendave të përditshme politike ose presioneve nga rruga. E drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, por askush nuk ka të drejtë të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor përmes protestave të dhunshme” shkruan ministri në reagimin e tij.

Ndërkohë, pasditen e djeshme Shkupi ”u vesh” kuqezi. Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse u mblodhën në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese, që gjuha shqipe të mos “zhduket” nga institucionet dhe nga sistemi i drejtësisë.

Në zemër të Shkupit, pranë “Urës së Gurit”, studentë, qytetarë dhe aktivistë valëvitën flamuj shqiptarë dhe brohoritën njëzëri: “Gjuha shqipe nuk negociohet”.

Protesta masive u organizua pas kundërshtimeve ndaj kërkesës së studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Më tej, protestuesit kërkuan jo vetëm dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, por edhe largimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, të cilët i akuzojnë për mosrespektim të të drejtave të shqiptarëve në vend.

Reagimi i plotë i ministrit Igor Filkov:

Unë reagoj më fuqishëm ndaj përpjekjes për ta shndërruar provimin e jurisprudencës në një fushë për presion politik dhe konfrontim etnik.

Provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por çështje ekspertize, profesionalizmi dhe respekti për rendin juridik të shtetit. Përpjekjet për ta paraqitur detyrimin ligjor për të njohur gjuhën maqedonase si diskriminim janë një manipulim i rrezikshëm i publikut dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues.

Gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe themeli i sistemit institucional dhe ligjor.

Është e papranueshme të përdoren tema të ndjeshme që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin ligjor për të fituar pikë politike ose për të krijuar tensione ndëretnike.

Provimi i jurisprudencës zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi dhe standardet profesionale, dhe jo sipas axhendave të përditshme politike ose presioneve nga rruga. E drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, por askush nuk ka të drejtë të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor përmes protestave të dhunshme.

Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të arsyeshëm institucional, por nuk do të lejojë zhvlerësimin e sistemit gjyqësor, as minimin e rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional.

Gjuha maqedonase nuk është pengesë — është një detyrim, një vlerë kushtetuese dhe një garanci për funksionimin e shtetit.

të fundit

E rëndë në Bilisht, gjendet e mbytur në rezervuar një 82-vjeçare

Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në Bilisht, që sipas të dhënave paraprake, është gjetur e mbytur në një rezervuar në…

9 minutes ago

Fundi pas vetëm6 ndeshjesh – Partizani shkarkon Florin Bratu pas përçakut ndaj Tiranës

Florin Bratu Partizani ka marrë tashmë vendimin e prerë sa i takon trajnerit Florin Bratu [...]Read More...

11 minutes ago

Presidentja Shiroka-Pula zhvillon takim me ambasadorin shqiptar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj. Ambasadori…

13 minutes ago

Lidhja Demokratike kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi për arratisjen e Iva Mihailovës

Lidhja Demokratike e Maqedonisë kërkon përcaktim të menjëhershëm të përgjegjësisë për arratisjen e Iva Mihailovës, zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm…

15 minutes ago

Sulme me thikë në shkollat polake, në gardh mbi 20 mijë policë – Tusk: Asnjë tolerancë për dhunën

Polonia ka nisur një operacion të gjerë policor për të garantuar sigurinë në shkolla, pas tre sulmeve të njëpasnjëshme me…

17 minutes ago

Egnatia hap rezervimet për përballjen me Midtjylland në “Air Albania” (POSTIMI)

EgnatiaEgnatia ka njoftuar se biletat kanë dalë në shitje për ndeshjen ata që do të luajnë këtë të enjte përballë…

17 minutes ago