Categories: maqedoni

Strugani kallëzohet penalisht për dëm prej mbi 8 milionë denarësh ndaj buxhetit të shtetit

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kallëzim penal ndaj një personi fizik, i cili është pronar dhe menaxher i një personi juridik, si dhe ndaj vetë subjektit juridik. Ata dyshohen për veprën penale “Shmangie nga Tatimi”, të parashikuar në nenin 279 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

S.Z., i kallëzuari i parë, dyshohet se në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të personit juridik të kallëzuar si palë e dytë, ka vepruar me vetëdije dhe me synim të paracaktuar për të siguruar përfitim të kundërligjshëm pasuror për veten dhe subjektin juridik. Më 31.12.2025, ai ka përvetësuar pa bazë mallra tregtare të blera, të evidentuara si inventar i personit juridik, me vlerë të përgjithshme prej 26.085.138 denarësh.

Për këto mallra nuk është bërë llogaritja, deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar. Bëhet fjalë për TVSH në shumën 4.231.907 denarë, sipas normës tatimore prej 18%, si dhe për 128.727 denarë TVSH me normë prej 5%. Gjithashtu, nuk është përllogaritur, raportuar dhe paguar tatimi mbi të ardhurat personale në vlerën 2.898.059 denarë, me normë tatimore prej 11.11%.

Sipas kallëzimit, S.Z. nuk i ka regjistruar si të ardhura as detyrimet e vjetruara dhe të pashlyera në vlerë të përgjithshme prej 8.120.980 denarësh, të pasqyruara në bilancin bruto për vitin 2025. Këto detyrime, bazuar në nenin 363 të Ligjit për Marrëdhëniet me Detyrime, parashkruhen brenda tre viteve, ndërsa për arkëtimin e tyre nuk është nisur asnjë procedurë gjyqësore.

Edhe pse kishte detyrim të dorëzonte bilancin tatimor për vitin 2025 dhe të paraqiste detyrimin përkatës, i kallëzuari i parë nuk e ka dorëzuar fare këtë dokument. Për pasojë, ai nuk ka llogaritur, deklaruar dhe paguar as tatimin mbi fitimin prej 812.098 denarësh, të përllogaritur me normën tatimore 10%.

Përmes këtyre veprimeve, të kallëzuarit dyshohet se kanë shmangur llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore të përcaktuara me ligj, duke i shkaktuar Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dëm të përgjithshëm prej 8.070.791 denarësh./Telegrafi/

të fundit

Bytyqi: Prices rose more than 22%, government presented three budget plans in nine months

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…

3 minutes ago

Problem sigurie në Claude Code: Mbi 100 mijë skedarë ekspozohen në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…

3 minutes ago

Parliament approves second revision of 2026 budget

Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…

3 minutes ago

NASA kërkon astronautë të rinj për misionet në Hënë, me pagë vjetore 164,395 dollarë

NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh…

4 minutes ago

President Shiroka-Pula meets EULEX chief to discuss the rule of law

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për…

4 minutes ago

Electoral reform, EU ambassador after meeting Gjiknuri and Bylykbashi: Time is limited, concrete results are needed

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të…

4 minutes ago