Prej afro dhjetë vitesh, plazhet përgjatë bregut të Liqenit të Strugës shfrytëzohen pa koncesion, duke i shkaktuar Komunës së Strugës humbje financiare që, sipas kryetarit Mendi Qyra, kapin të paktën gjysmë milioni euro.
None found
Marrëveshjet për administrimin e plazheve përfunduan në vitin 2016. Pavarësisht kësaj, në zonën bregliqenore janë ngritur ndërtesa të ndryshme, mes tyre edhe konstruksione të forta, çka ka sjellë një gjendje kaotike dhe urbanizim të pakontrolluar.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, deklaron se subjektet që operojnë në plazhe nuk i derdhin asnjë denar arkës së komunës.
“Qytetarët duhet ta dinë se tani plazhet punojnë pa koncesion dhe për momentin nuk paguajnë asnjë denar në komunë. Prandaj, si kryetar komune, kam propozuar që të merret një vendim për menaxhimin e tyre, në mënyrë që të mund të mbledhim të ardhura. Në këtë pjesë, komuna do të humbë të paktën rreth gjysmë milioni euro”, deklaroi Qyra.
Që prej muajit mars, Qyra kërkon hartimin e një zgjidhjeje ligjore për sistemimin e bregut të Liqenit të Strugës, me synim ndalimin e uzurpimit dhe përdorimit të paligjshëm të hapësirave publike.
Sipas tij, një nga propozimet është që plazhet të administrohen përmes një vendimi që lejon vendosjen e pajisjeve bazë urbane. Për objektet që janë përfshirë në procedura rrënimi, ashtu si edhe për ndërtimet e tjera, duhet të përcaktohen baza ligjore dhe mënyra se si do të trajtohen.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, Mite Stefovski, vlerëson se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm përmes një vendimi që do të krijonte mundësinë e arkëtimit të të ardhurave.
Ai nënvizon se kjo situatë është formuar gjatë më shumë se dhjetë vitesh dhe se zgjidhja e saj kërkon mbështetje, konsultime dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore.
Qyra e quan të palogjikshëm propozimin e ambientalistëve për prishjen e të gjitha objekteve në plazhe. Ai thotë se disa prej subjekteve që i kanë menaxhuar këto hapësira kanë investuar deri në 300 mijë euro, ndonëse tokat përgjatë bregut të Liqenit të Strugës nuk janë pronë private.
Menaxhimi i plazheve mbetet një çështje që kërkon ndërhyrje ligjore dhe institucionale. Kontratat e fundit skaduan në vitin 2016, ndërsa përdorimi i hapësirave publike përgjatë bregut ka vijuar edhe pas përfundimit të tyre.
Në orët e hershme të mengjesit në fshatin Haraçinë janë dëgjuar të shtëna me armë. Këtë e kanë konfirmuar nga…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi në vilën qeveritare të Pogradecit një takim që zgjati më shumë se gjashtë orë, duke çelur…
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë mbrojta e ujërave është prioritet. Ajo në një…
Mohamed Salah dhe Ernest MuçiTrabzonspori është duke fituar me rezultatin 2-1 përballë Basaksehir, në takimin e javës së dytë në…
Video të reja të papublikuara që tregojnë orët e para të arrestimit të bosit famëkeq të drogës, Joaquin [...]Read More...
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit…