Categories: maqedoni

Stojanoski: Për dy vjet, paga mesatare neto u rrit me afro 8.000 denarë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se paga mesatare neto në Maqedoni ka shënuar rritje prej gati 8.000 denarësh në harkun e dy viteve.

Sipas të dhënave zyrtare që ai paraqiti, në mars 2024 paga mesatare neto ishte 40,496 denarë, ndërsa në mars 2026 ajo ka arritur në 48,433 denarë.

Të lidhura

None found

Stojanoski tha se kjo nënkupton një rritje prej afërsisht 8,000 denarësh në dy vjet, përkatësisht 19.6 për qind.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë së njëjtës periudhë, çmimet janë rritur me 7.8 për qind, ndërsa pas llogaritjes së inflacionit, rritja reale e pagës mesatare arrin në afro 11 për qind.

Sipas tij, ritmi i rritjes së pagave është më i shpejtë se ai i çmimeve, gjë që ndikon në forcimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Stojanoski theksoi se rritje pagash është evidentuar në të gjithë sektorët kryesorë. Ai veçoi se rritja më e madhe në vlerë absolute është regjistruar në informacion dhe komunikim, transport dhe magazinim, si dhe në miniera, ndërsa rritja më e lartë në përqindje është shënuar në transport, aktivitete të lidhura me pasuritë e paluajtshme dhe arsim.

OBRM-PDUKM vlerëson se këto tregues dëshmojnë se politikat ekonomike po prodhojnë rezultate dhe paralajmëron vazhdimin e masave që synojnë hapjen e vendeve të punës më të paguara, si dhe rritjen e mëtejshme të standardit të jetesës.

të fundit

Halilaj kritikon kërkesat ndaj Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Prokurorët dhe gjyqtarët i trashëguam nga “klani Pronto

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar kërkesat për llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj ministres…

42 seconds ago

From likes to taxes, the government is preparing a new tax scheme for influencers

Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë…

19 minutes ago

Currency exchange/How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Këtë të premte, një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro, blihet me 90.6…

19 minutes ago

Weather forecast for October 30, 2026: Clear spells, clouds and rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash,…

20 minutes ago

Horoscope for October 30, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë…

20 minutes ago

Gërvalla and Sveçla to report today on the Arlinda Zekaj case as protest takes place outside government building

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të…

22 minutes ago