Reagimi i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviç, ndaj dëmtimit të hyrjes së shoqatës kulturore “Sërpski Vez” në Kumanovë ka nxitur kritika. Atij iu kërkua të shpjegonte përse nuk kishte mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastet e mbishkrimeve dhe thirrjeve kundër shqiptarëve.
None found
Stoillkoviç ishte mes zyrtarëve të parë që shprehu shqetësim për shkarravitjet në objektin e shoqatës kulturore serbe në Kumanovë. Gjatë prononcimit për mediat, megjithatë, ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj rasteve të tjera të gjuhës së urrejtjes, përfshirë thirrjet antishqiptare në hapësira publike dhe mjedise sportive.
Çështjen e mungesës së reagimeve të mëparshme për incidente të tilla e ngriti gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu.
“Edhe njëherë ju lus, drejtohuni në ministri, drejtohuni tek unë. Për çdo gjë që ju intereson do të merrni përgjigje”, deklaroi Stoillkoviç.
Kur u pyet konkretisht nëse kishte reaguar ndaj thirrjeve kundër shqiptarëve, ministri u përgjigj: “Gjithmonë kam reaguar. Mos ta prishim një ngjarje të tillë me tema dytësore.”
Para detyrës aktuale, Stoillkoviç ka qenë edhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive. Sipas kritikëve, gjatë asaj periudhe ai nuk është prononcuar publikisht për një numër rastesh të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos për incidentet e raportuara në stadiume dhe vende publike.
Në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar disa raste të mbishkrimeve dhe thirrjeve fyese kundër shqiptarëve, mes tyre edhe slogane me përmbajtje ekstremiste. Institucionet kanë paralajmëruar marrjen e masave, por kritikët vlerësojnë se, në shumë prej këtyre rasteve, autorët nuk janë përballur me ndëshkime konkrete.
Deklaratat e Stoillkoviçit kanë rihapur debatin mbi trajtimin selektiv të gjuhës së urrejtjes, si dhe mbi detyrimin e institucioneve që të reagojnë njësoj ndaj çdo shfaqjeje diskriminimi.
Chelsea është gjobitur me 11.6 milionë euro nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) për shkelje të rregullave që lidhen…
Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet më të komentuar që pas daljes nga shtëpia më e famshme…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të angazhojë dronë inteligjentë të prodhuar brenda vendit për sigurinë e hapësirës ajrore…
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me disa persona të tjerë gjatë orëve të para të mëngjesit…
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa do të mbajë edhe këtë vit në Prishtinë festivalin “Sunny Hill”, nga data…
John Stones ka folur për krenarinë dhe emocionin e tij pas përfundimit të transferimit të tij te Interi, duke e…