Categories: maqedoni

Stevçe Jakimovski paraqitet vullnetarisht për të nisur vuajtjen e dënimit prej gjashtë muajsh e gjysmë burg

GROM ka bërë të ditur se lideri i partisë, Stevçe Jakimovski, është paraqitur me vullnetin e tij për të filluar vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë muajsh e gjysmë.

Të lidhura

None found

Nga kjo parti shprehin pakënaqësi të thellë ndaj Gjykatës Penale, e cila, sipas tyre, e ka dënuar kryetarin e GROM-it për ndërtimin e dy objekteve të përkohshme, përkatësisht barakave, ku komuna ka ushtruar veprimtarinë për 13 vjet.

Sipas GROM-it, Jakimovski nuk i ka shkaktuar dëm askujt, ndërsa komuna ka kursyer një milion e gjysmë euro për qira gjatë këtyre viteve, pasi në të kundërt do të duhej të përdorte ambiente me qira. Ata theksojnë gjithashtu se ky është rasti i vetëm në Evropë ku një person do të vuajë dënim efektiv me burg për, siç e cilësojnë ata, veprën e sajuar të ngritjes së një objekti të përkohshëm. Partia sqaron se objekti është ngritur mbi bazën e vendimit të Këshillit të Komunës, programit të punës të miratuar prej tij, programit për prokurime publike dhe mjeteve të siguruara nga buxheti komunal. “Ai nuk i ngriti barakat për fëmijët dhe familjen e tij, por për qytetarët e Karposhit”, thonë nga GROM.

Partia vlerëson se, në çështjen e Stevço Jakimovskit, gjykata e ka dëshmuar qartë veten si një organizatë parapolitike që, sipas saj, nuk i shërben drejtësisë, ligjeve dhe Kushtetutës, por partisë politike në pushtet. Ata shtojnë se është për të ardhur keq që, në heshtjen ndaj kryetarit të tyre Stevçe Jakimovski, krahas Hristijan Mickoskit, po merr pjesë edhe sistemi gjyqësor.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

4 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

4 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

5 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

5 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

6 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

6 hours ago