maqedoni

Spitali i Ohrit në krizë, mezi mbulon shërbimet

Spitali i përgjithshëm i Ohrit është në gjendje të rëndë. Për shkak të bllokimit të llogarisë bankare me borxh mbi 3.5 milionë euro, i cili çdo ditë rritet, gjashtë automjetet e ambulancës janë jashtë funksionit, kështu që huazohen automjete për transportin e pacientëve në Shkup nga institucionet tjera shëndetësore, përkatësisht nga shtëpia shëndetësore në Ohër. Për shkak të kësaj, automjetet nuk mund të regjistrohen dhe të vihen në funksion, shkruan Alsat.

“Ne ishim i vetmi spital në rajon, ku në fillim nuk lejova të kërkojmë automjete. Por, për shkak të llogarive të bllokuara, për shkak të pamundësisë, tani përdorim shërbimet e një qendre shëndetësore, të njëjtën gjë bëjnë edhe spitalet e tjera. Ne kërkojmë të bashkohemi, si më parë. Mendoj se ishte formulë më e mirë. Kështu qendra shëndetësore u ndaj prej nesh. Përdorim automjete të qendrës shëndetësore kurse ekipi ynë shkon”, tha Goran Balev- drejtor i spitalit të përgjithshëm në Ohër.

Çdo ditë vijnë borxhe të reja. Një pjesë e borxhit, thotë Balev, është bërë për shkak të nevojës për sasi më të mëdha të oksigjenit dhe ilaçeve gjatë pandemisë, kur konsumonin deri në 200 shishe oksigjen në ditë, si dhe për pagesën e kujdestarive të mjekëve. Drejtori paralajmëron se pa ndihmën e shtetit vështirë se do të dalin nga kjo situatë. Ai i bën thirrje Ministrisë së shëndetësisë që t’u dalë në ndihmë menjëherë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përcjellin punën e të gjitha institucioneve publike shëndetësore, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë financiar.

“Për këtë periudhë dyvjeçare lindën shpenzime që nuk janë parashikuar paraprakisht, nisur nga situata e pandemisë dhe të gjitha aspektet që lidhen me të”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se çdo institucion ka buxhet të caktuar për të cilin paraprakisht është rënë dakord mes drejtorisë së institucionit shëndetësor në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Shëndetësor./Alsat.mk

të fundit

Horoskopi 20 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…

7 hours ago

Shpërthim në rezidencën e ambasadorit të Norvegjisë në Izrael, nuk ka të lënduar

Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…

7 hours ago

A u vodhën zgjedhjet? Ja ç’thotë Arlind Qori

Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…

7 hours ago

“A është Barcelona e Guardiolas?”, bëhet virale videoja nga loja tiki-taka e futbollistëve të Al Hilalit përballë Real Madridit

Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…

7 hours ago

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…

7 hours ago

Kontroll nga BKH në biznesin e blerë së fundmi, reagon biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…

8 hours ago