Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, gjatë ditës së sotme pritet të bëhen publikë emrat e ministrave të rinj.
None found
Në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, pothuajse konsiderohet e sigurt që ZNAM do të mbetet pa Ministrinë e Drejtësisë. Megjithatë, nga kjo parti ende nuk ka pasur koment, pasi kanë bërë të ditur se qëndrimin e tyre do ta shprehin vetëm pasi vendimet të shqyrtohen në organet partiake.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi një ditë më parë se, në parim, është arritur marrëveshje lidhur me ndarjen e resorëve, ndërsa sqaroi se hollësitë do të bëhen të njohura sot.
“Nuk kemi diskutuar për zgjidhje konkrete personale dhe as për emra. Në parim kemi marrëveshje për resorët. Edhe më herët kam thënë se derisa të përfundojë mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të partisë, nuk do të komentoj as resorët dhe as emrat. Prisni deri nesër rreth orës 20:00 dhe opinioni do të njoftohet më hollësisht”, deklaroi Mickoski.
Nga ana tjetër, Venko Filipçe vlerësoi se ky rikonstruim i Qeverisë nuk sjell asnjë dobi për qytetarët dhe se, sipas tij, shërben vetëm për të vazhduar pasurimin e individëve dhe për të ruajtur status quo-në.
Sipas Filipçes, bëhet fjalë vetëm për vazhdimin e një procesi të nisur prej dy vitesh, që ai e përshkroi si varfërim të vendit, pasurim të individëve, izolim dhe kthim të Maqedonisë së Veriut në “qorrsokak të Ballkanit dhe Evropës”.
“Ndërrimi i njerëzve nëpër resore dhe zëvendësimi i emrave është krejtësisht i parëndësishëm. Është vetëm zëvendësim i njërit me tjetrin dhe asgjë më shumë. Qytetarët nuk do të shohin absolutisht asnjë përfitim nga kjo Qeveri e udhëhequr nga Hristijan Mickoski. Gjithçka do të mbetet status quo, ndërsa cilësia e jetës së qytetarëve do të vazhdojë të përkeqësohet”, tha Filipçe.
VLLAZNIA 0-0 ELBASANI “Abissnet Superiore”: Java 11Stadiumi: “Loro Boriçi”Arbitër: Florjan Lata FORMACIONET ZYRTARE:VLLAZNIA: Jukaj; Bardhi, Gurishta, Musta, Avduli, Dros, Marku, Emanuel, Murataj,…
Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…
Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie,…
Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu…
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…