Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj dy personave, të dyshuar se nga viti 2022 deri në vitin 2024 kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme për ta çuar me vetëdije një person juridik, pra një kompani, në mungesë të plotë likuiditeti dhe më pas në falimentim, përcjell INA.
None found
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Financiare, i dyshuari i parë, Gj.Z., në rolin e pronarit dhe menaxherit të kompanisë, në bashkëpunim me të dyshuarin e dytë A.S., kanë vepruar sipas një plani të paramenduar për të krijuar një gjendje të rreme paaftësie financiare dhe për të shkaktuar rrënimin ekonomik të shoqërisë.
Gjatë kësaj kohe, sipas autoriteteve, janë lidhur kontrata në dëm të kompanisë dhe janë zhvendosur para dhe asete të tjera drejt personave të afërt me të dyshuarin e parë, pa pasur asnjë mbështetje reale ligjore apo ekonomike. Po ashtu, menaxheri ka nxjerrë në shitje pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë me vlera dukshëm nën çmimet e tregut, pa ndonjë justifikim ekonomik dhe në dëm të drejtpërdrejtë të kompanisë dhe kreditorëve të saj.
Përmes këtyre veprimeve, mjetet e kompanisë janë tërhequr në mënyrë të vazhdueshme, është ulur vlera e pasurisë së saj dhe njëkohësisht është bërë i pamundur shlyerja e detyrimeve ndaj kreditorëve. Si rrjedhojë, kompania ka hyrë në bllokadë të plotë, pas së cilës është nisur procedura e falimentimit.
Policia Financiare bëri të ditur se nga këto manovra kreditorëve u është shkaktuar dëm prej rreth 215,000 euro (13.268.816 denarë), ndërsa të dyshuarit dhe persona me lidhje familjare me ta kanë siguruar përfitim të paligjshëm mbi 1,195,000 euro (73.538.152 denarë)./INA/
Luis Diaz i Bayern Munichut është objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit, sipas mediumit kolumbian Areacucuta.Pas…
“Vëlla, a e di sa miliona po merr. E prapë i duken pak”, është një nga mesazhet që një pjesëtar…
Ndihma ekonomike në Elbasan dyshohet se është përdorur për të siguruar vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Leeds në Angli, ku një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga…
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga radhët e PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për reformën zgjedhore në një intervistë…
Zgjidhja gjysmake maqedonisht dhe shqip për provimin e jurisprudencës, nuk është e pranueshme për studentët që tashmë e disa muaj…