Categories: maqedoni

Sinoptikanët njoftojnë vijim të paqëndrueshmërisë atmosferike me rrebeshe lokale dhe maksimale deri në 38°C

Pasditja e së hënës solli në disa pjesë të territorit reshje që arritën nga 5 deri në 8 litra për metër katror. Megjithëse sasia e ujit nuk ishte shumë e madhe, intensiteti i lartë i rrebesheve krijoi probleme në disa rajone, duke përfshirë edhe dëme në prodhimin bujqësor. Nga terreni raportohet gjithashtu se rrugë të caktuara janë bilokuar për shkak të pemëve të rrëzuara, të cilat kanë ndërprerë lëvizshmërinë.

Të lidhura

None found

Kushtet e paqëndrueshme meteorologjike pritet të na shoqërojnë edhe gjatë ditëve në vijim, njoftojnë specialistët e motit, por reshjet do të jenë më tepër me karakter lokal dhe më pak intensive.

Sipas parashikimeve të Juliana Fidanoskës, sinoptik kujdestar, temperaturat për të martën do të shënojnë vlera nga 30 deri në 36 gradë celsius. “Të mërkurën dhe të enjten pritet një destabilizim i motit në zona të kufizuara, me shira të izoluar dhe të rrëmbyeshëm, shoqëruar me bubullima dhe erë të fortë, por paralelisht do të kemi rritje të temperaturave, të cilat mund të ngjiten deri në 38 gradë celsius”, theksoi ajo.

Vërshimet e javës paraprake lanë gjurmë të shumta në Shkup, duke mbajtur të bllokuara disa akse rrugore për shkak të ujit të akumuluar, ndërsa raportime të tjera folën për dëme materiale të shkaktuara nga depërtimi i ujit në banesa dhe bodrume.

Sektori i bujqësisë pësoi goditje të tjera nga rrebeshet e shoqëruara me breshër, duke rezultuar në kultura të prekura rëndë në zona të ndryshme. Pritet që institucionet përgjegjëse të përpilojnë një vlerësim të detajuar të situatës dhe të merren masa për riparimin e pasojave të shkaktuara.

të fundit

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

25 minutes ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

33 minutes ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

59 minutes ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

1 hour ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

2 hours ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

2 hours ago