Gjatë një vizite pune në Bruksel, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, bëri të ditur zyra e Presidentes.
Në takim, ajo rikonfirmoi përkushtimin e vendit ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive. Sipas saj, siguria e Aleatëve mbështetet te uniteti brenda aleancës dhe te marrëdhënia e fortë transatlantike.
None found
Siljanovska-Davkova konfirmoi vendosmërinë për të përmbushur objektivin e ndarjes në përputhje me Planin e Hagës. Ajo tha se investimet vazhdojnë në modernizimin e Ushtrisë, rezistencën kibernetike, teknologjitë e reja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Presidentja i cilësoi Korridoret 8 dhe 10 jo thjesht si projekte infrastrukturore, por si drejtime strategjike që ndërthurin bashkëpunimin rajonal me interesat e sigurisë së NATO-s dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht për lëvizshmërinë ushtarake.
Presidentja mirëpriti certifikimin e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë si gati për luftë. Ajo e vlerësoi këtë si dëshmi të profesionalizmit të Ushtrisë dhe të aftësisë së saj për të marrë pjesë në operacione të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB.
Duke folur për përvojën e anëtarësimit në NATO, Siljanovska-Davkova tha se përmbushja e standardeve të larta të aleancës duhet të shërbejë si shembull për zbatimin e vazhdueshëm të kritereve të Kopenhagenit gjatë integrimit evropian.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar rikthimin e Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s si një…
Qindra punonjës të Nvidia-s kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Jensen Huang në hyrje të zyrave të kompanisë, duke festuar…
Mes ndjekjeve me makina dhe përplasjeve me policinë, “Grand Theft Auto VI” u jep lojtarëve mundësinë të bëjnë pazarin, të…
Gaz DemiPresidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur për televizionin “Report TV”, ku shpreh zhgënjimin e madh për “formulën” e…
Bordi drejtues i Nvidias votoi unanimisht për rikthimin e Jensen Huang në detyrën e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të kompanisë. Vendimi…
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kujtuar gazetarin dhe veprimtarin politik Xhemajl Mustafa, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes…