Në Maqedoninë e Veriut, dita e sotme parashikohet të jetë kryesisht me diell, e shoqëruar me vranësira të pakta deri mesatare. Nga veriu do të fryjë erë me intensitet mesatar deri të fortë, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.
None found
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Edhe atje pritet erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të ngjitet në 32 gradë.
Edhe nesër moti do të mbetet i qëndrueshëm, me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të ketë erë mesatare deri në të fortë nga veriu, ndërsa herë pas here priten edhe përforcime të saj me shpejtësi prej 60 kilometrash në orë.
Të hënën, si edhe në ditët që pasojnë, do të mbizotërojë mot me diell, megjithatë në orët e pasdites do të krijohen kushte për jostabilitet lokal, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…
Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…
Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka…