maqedoni

Si i shpëtoi Besim Sherifi arrestimit për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut

Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar sot 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.

Ai fshihej prej kohësh në kryeqytet duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Ai u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, transmeton Albeu.com.

Fillimisht, në nëntor 2025, policia e Tiranës kishte marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar, transmeton Albeu.com.

Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.

Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.

Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm. /albeu.com/

të fundit

Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit

Këtë të martë, Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar…

15 minutes ago

Rasti i Ballukut, “dhimbje koke” për Ramën/ New York Times: Diella u gjenerua për të luftuar korrupsionin, por ata që e krijuan përballen me paradoksin e korrupsionit

Gazeta amerikane, New York Times, i ka kushtuar një shkrim Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale “Diella”, e prezantuar nga…

40 minutes ago

SHBA ME TARIFA TË REJA / Trump rrit presionin tregtar ndaj Koresë së Jugut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për importet nga Koreja e Jugut në…

49 minutes ago

Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Një mjet tip fuoristradë,…

59 minutes ago

Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë?

Princesha Charlotte, e cila është vetëm 10 vjeç, ka shumë mundësi që të bëhet një ditë pjesë e trashëgimisë mbretërore…

1 hour ago

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët mblidhen për t’i hequr imunitetin, çfarë vendimi pritet të japë “Kushtetuesja’

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut. Të mërkurën në orën 12:00, mblidhet Këshilli i…

1 hour ago