Klinika Infektive në Shkup po trajton aktualisht shtatë pacientë të diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor.
None found
Drejtori i institucionit, Fadil Cana, njoftoi sot se gjendja më shqetësuese mbetet ajo e një burri 76-vjeçar nga Shkupi, i cili po merr frymë me asistencë mekanike në repartin e terapisë intensive. Ai theksoi se i sëmuri ndodhet i hospitalizuar prej shtatë ditësh dhe nuk ka pasur histori udhëtimesh jashtë shtetit.
Gjashtë të tjerët, të gjithë mbi moshën 60 vjeç, janë në kushte stabile. Doktor Cana zbuloi se vetëm një nga këta pacientë kishte udhëtuar më parë në Greqi.
“Të gjithë personat e hospitalizuar kanë zhvilluar encefalit dhe meningjit me origjinë virale. Kuadri klinik dominohet nga temperatura e lartë, cefaleja intensive, humbja e orientimit dhe turbullimi i ndërgjegjes,” deklaroi Cana për agjencinë AIM.
Burimi i infektimit për të gjitha rastet është pickimi nga mushkonjat bartëse të virusit. Periudha e inkubacionit shtrihet zakonisht nga 3 deri në 14 ditë pas ekspozimit, megjithëse pjesa më e madhe e të infektuarve e përjetojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike, pa e ditur që kanë qenë të prekur.
Dukagjini është nikoqir i Gjilanit, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosvës.Dy skuadrat që kanë për objektiv…
Kompania britanike Audacious Automotive ka prezantuar modelin IV, një interpretim modern të legjendarit Audi Quattro, i pajisur me motor V8…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...