Categories: maqedoni

Shkupjani kapet në Kriva Pallankë pasi dyshohet se tentoi të mashtrojë një të moshuar

MPB Maqedoni bëri të ditur se dje (24.06.2026) rreth orës 11:30, në Kriva Pallankë, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kriva Pallankës arrestoi N.D. (45) nga Shkupi, nën dyshimin për tentativë për kryerjen e veprës penale mashtrim.

Sipas njoftimit, më herët një grua e moshuar nga Kriva Pallanka ishte kontaktuar telefonikisht nga një person që u paraqit si mjek nga Italia dhe e bindi se vajza e saj kishte rënë në Itali, duke pësuar fraktura të shumta në këmbë dhe nofull, dhe se për operacionin duhej të paguheshin 35,000 euro.

Të lidhura

None found

Pasi nuk kishte një shumë të tillë, ajo pranoi t’i dorëzonte të gjitha paratë që kishte në shtëpi, por ndërkohë kontaktoi dhëndrin e saj, i cili e këshilloi të lajmëronte policinë. Më pas, punonjësit e policisë e lokalizuan personin dhe e arrestuan pranë shtëpisë së saj.

Ai po mbahet në stacion policor dhe, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihen kallëzimet përkatëse, thonë nga MPB.

të fundit

Deputeti Cara akuzon Bashkinë e Durrësit për 30 milionë euro abuzime në dy vjet, uji i taksapaguesve i kalon Alabbarit

Deputeti i PD-së Igli Cara, në fjalën e tij në parlament deklaroi se në Bashkinë e Durrësit janë bërë abuzime…

31 seconds ago

Haradinaj i shpreh mirënjohje Tamara Ziv për rolin në thellimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Izraelit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar në nderim të ambasadores së Izraelit në…

3 minutes ago

Sylvinho ka transformuar futbollin tonë!” – Debat i ashpër në studio për ndikimin e tij dhe të Maranit te Shqipëria

Rolando Maran dhe SylvinhoNë puntatën e radhës të emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, është prekur edhe tema e ndikimit…

6 minutes ago

Barcelona i kërkon Baldes të gjejë ekip të ri për të liruar fonde në merkato

Barcelona po e shtyn Alejandro Balden drejt largimit në afatin kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit katalunas synojnë të…

6 minutes ago

President Shiroka Pula received the Hungarian ambassador, focus on support for European integration

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Dux, me të…

6 minutes ago

Military skills competition in Kosovo, with participation of nine American students from Norwich University

Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë…

6 minutes ago