maqedoni

Shkupi pret liderët e kontinentit / BE dhe Ballkani Perëndimor në fokus këtë javë

Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes.

Qeveria njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, i kushtuar Planit për Rritje.

“Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”, thuhet në njoftim.

Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro.

Tags: Beshkup

të fundit

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. Në aksident janë…

6 minutes ago

Kaos në Tiranë/ Përplasen 6 makina në semafor, plagosen dy policë dhe një taksist

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në zonën e Laprakës. Sipas…

12 minutes ago

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, në rrezik pesë puse dhe banesat

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një zonë me kallamishte në qytetin e Kuçovës, pranë puseve aktive të naftës, duke shkaktuar…

55 minutes ago

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon takimi me partitë politikë i thirrur nga Albin Kurti! Abdixhiku: Ishte një “farsë publike”

Ka dështuar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe krerëve të partive politike në Kosovë, me qëllim Konstituimin e…

1 hour ago

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë…

1 hour ago

Kishte ardhur për pushime me familjen, vdes 23-vjeçari nga Kosova në Lezhë

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen. Sipas policisë,…

2 hours ago