maqedoni

Shkupi pranon kërkesën e administratës Trump, qeveria do të do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase dërguar Radios Evropa e Lirë.

Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.

“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi ka mohuar se ka pasur diskutime me SHBA-në lidhur me strehimin e përkohshëm të njerëzve nga vende të treta. Ndërkaq, edhe Serbia deri më tani nuk ka konfirmuar se do të pranojë shtetas të vendeve të treta.

Më 6 qershor, Departamenti amerikan i Shtetit, kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë të SHBA-së për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

DASH-i tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv si dhe për sigurinë kombëtare.

Kjo deklaratë e DASH-i u bë një ditë pasi Reuters, duke cituar median Bloomberg News, raportoi se administrata Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.

Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi./REL

Tags: MaqedoniSHBA

të fundit

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, mesfushori shqiptar prezantohet në Bundesligë

Tashmë që ka nisur merkatoja e verës, Leon Avdullahu nuk do të jetë më pjesë e klubit të Baselit. Mesfushori…

2 minutes ago

Zjarri në Qeparo, Ministria e Mbrojtjes: Pas disa orësh përpjekje, situata nën kontroll

Një zjarr masiv që përfshiu ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht. Ministria e Mbrojtjes njofton…

6 minutes ago

Zjarri në pyllin në Qeparo/ Rrezik serioz për banorët dhe banesat e tyre

Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës…

32 minutes ago

Shpresë mes luftës, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë ushtarë të plagosur

Ukraina dhe Rusia konfirmuan të enjten një shkëmbim të ri të të burgosurve, i treti këtë javë sipas një marrëveshjeje…

47 minutes ago

Kontratë trevjeçare për ish-yllin e Bayern Munich, mësohet paga marramendëse e Leroy Sane te Galatasaray

Klubi turk Galatasaray ka konfirmuar transferimin e bujshëm të Leroy Sané, ish-anësorit të Bayern Munich. Marrëveshja e arritur me futbollistin…

54 minutes ago

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe…

1 hour ago