maqedoni

Shkupi nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një grant investimesh prej 2.4 milionë eurosh, që do të përdoren për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor në pikën kufitare të Tabanovcës, që lidh vendin me Serbinë.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën, më 5 mars, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, dhe shefi i zyrës së BERZH-it në Shkup, Fatih Turkmenoglu.

Të lidhura

None found

Projekti është pjesë e një pakete investimesh prej 7.6 milionë eurosh për krijimin e një pikëkalimi të përbashkët kufitar, që synon “përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve mes dy vendeve”.

Në kuadër të këtij projekti, BERZH-i paraprakisht miratoi një kredi prej 5 milionë eurosh dhe një grant prej 250.000 eurosh.

“Në këtë mënyrë do të përmirësojmë komunikimin midis dy shteteve sepse do të kemi ‘one stop shop’ [kontroll i përbashkët kufitar] edhe në pjesën hekurudhore, kur udhëtohet me tren. Shpresoj se kjo do të jetë një hyrje për rivendosjen e linjës së rregullt hekurudhore të udhëtarëve midis Shkupit dhe Beogradit, për të cilën padyshim janë të nevojshme përpjekje nga të dyja palët. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë totale prej 7.4 milionë euro në pjesën ndërtimore dhe 250.000 euro në pjesën e shërbimeve konsultative dhe mbikëqyrjes”, tha ministri Nikoloski.

Projekti parashikon ndërtimin e një ndërtese të re të përbashkët për shërbimet kufitare, doganore dhe inspektuese të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe rinovimin e objekteve ekzistuese në Tabanovcë. Gjithashtu, do të ndërtohet infrastrukturë e re rrugore dhe komunale.

Ndërtimi pritet të nisë këtë vit, pas përzgjedhjes së kontraktorit, dhe të përfundojë brenda dy vjetësh. Linja hekurudhore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është pjesë e Korridorit 10, që lidhet me zgjerimin e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, tha se me këto investime, BE-ja po mbështet drejtpërdrejt përpjekjet për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Korridorit 10 dhe për të përmirësuar lidhjet rajonale.

Shefi i BERZH-it, Fatih Turkmenoglu, tha se ky projekt është dëshmi “e mbështetjes së vazhdueshme të Bankës Evropiane për përmirësimin e infrastrukturës së vendit”, duke e cilësuar atë si “një investim kyç për nxitjen e rritjes rajonale dhe forcimin e lidhjeve hekurudhore në Ballkanin Perëndimor”./REL

të fundit

U ekzekutua nga bashkëshortja dhe djali/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, dyshime për një person të tretë të përfshirë në krim

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës, ka marrë një tjetër rrjedhë. Detaje…

24 seconds ago

Pas 15 vjetësh pritjeje, familja e Diana Kastratit kërkon zbardhjen e vrasjes

Avokatja e familjes së Diana Kastratit, Miranda Haxhiu dhe babai i saj, Gëzim Kastrati, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së…

3 minutes ago

Christy McCormick propozohet si ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

9 minutes ago

Thirrja e tifozit të vogël për “diktatorin” e bën Mbappen të qeshë; pamjet përhapen me shpejtësi

Një fëmijë i vogël ka tërhequr vëmendjen në kampin e Kombëtares së Francës, duke lënë në hije për një moment…

9 minutes ago

FFK nxjerr bileta shtesë për Kosovë–Izrael, tifozët izraelitë nuk udhëtojnë

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar të gjithë tifozët se po vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e Ligës…

15 minutes ago

Pogradeci mbetet pa trajner pas fitores në kampionat, ndërsa synon Superioren

Klubi i Pogradecit ka dalë me deklaratë zyrtare, ku bëhet e ditur se trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen [...]Read…

15 minutes ago